• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Na dëshmuat se jo të gjitha ato që kemi thënë janë të vërteta”/ 19 gra të njohura, mesazh mjekëve

14:42 : 22/03/2020
në AKTUALITET, KULTURE, SHENDETI

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë bashkë gra shkrimtare, studiuese, botuese, profesore në një mesazh drejtuar mjekëve të Infektivit, të cilët po përballen me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.

Në letër, 19 gra të njohura në jetën publike, shkruajnë se mjekët po shpëtojnë Shqipërinë, në këtë betejë, “e cila si asnjëherë më parë, nuk kërkon armë për të mposhtur armikun”.

Reagimi i plotë:

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bën bashkë gra shkrimtare, studiuese, botuese, profesore në një mesazh drejtuar mjekëve.

Të dashur e të nderuar mjekë, infermierë e punonjës të sistemit tonë shëndetësor,

Lexo edhe:

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

U gjet i varur në një tabelë/ Vëllai i Bekim Halilajt: Ishte në depresion, ja mesazhet që na dërgonte

Ju shprehim respekt e mirënjohjeje të thellë!

Jemi krenarë për ju, që punoni sot në këtë front të vështirë, në vijë të parë të luftës kundër koronavirusit!

Janë ditë të vështira, me shumë të panjohura e në garë me kohën, por ju, me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, keni vënë gjithë energjitë dhe shpirtin tuaj të madh për të shpëtuar vendin nga ky rrezik. Me përkushtim të rrallë, duke mjekuar të sëmurët e duke qenë pranë tyre pa pushim, ju po shpëtoni Shqipërinë, në këtë betejë, e cila si asnjëherë më parë, nuk kërkon armë për të mposhtur armikun, por dashuri, përgjegjshmëri, ndjenjë detyre, përkushtim, vetë-sakrifikim për tjetrin dhe komunitetin.

Shpesh, përpara se të na binte kjo fatkeqësi, kushdo prej nesh, i kënaqej jetës sonë të “vogël”, duke ndjerë ndërkohë, se në emër të lirisë së individit, po humbte solidariteti për njëri- tjetrin, po humbte altruizmi, po humbte përfshirja në shqetësimet e komunitetit, por, me gjithë këtë që po ndodh prej ditësh, ju po na provoni të kundërtën.

Ju na dëshmuat se jo të gjitha ato që kemi thënë janë të vërteta. Jeni profesionistë të shkëlqyer e po kaq solidarë e altruistë. Një tjetër krenari që ndjejmë këto ditë të vështira, është pikërisht ky profesionizëm i lartë mes jush, që e vini në shërbim të shoqërisë, si e kini vënë gjithnjë, në heshtje, me devotshmëri, pa bujë.

Gjatë kësaj periudhe të pazakontë, përveç tjerash, ju keni qenë në çdo familje shqiptare, ju jeni modeli i njeriut dhe qytetarit për fëmijët tanë përtej çdo leksioni e ore mësimore; ju krijuat modele sjelljesh pozitive, që lidhen me vlerat humane, siç është forcimi i solidaritetit, po edhe respekti për mendimin shkencor e për punën profesionale; dhe ne si shoqëri kemi shumë nevojë edhe për këto.

Ju po na tregoni çdo ditë e çdo natë se Shqipëria nuk i ka humbur shpresat, se nuk i ka humbur bijat dhe bijtë e saj.

Në shenjë mirënjohjeje e përunjësie!

-Mynever Shuteriqi

-Fatmira Aliaj

-Floresha Dado

-Helena Kadare

-Flutura Acka

-Diana Çuli

-Lili Sula

-Vera Bekteshi

-Pranvera Bogdani

-Arlinda Dudaj

-Mimoza Ahmeti

-Natasha Lako

-Monika Stafa

-Diana Kastrati

-Mira Meksi

-Meri Lalaj

-Alda Bardhyli

-Mimoza Kore

-Rita Petro

Etiketa: infektivmesazhimjeke

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025
AKTUALITET

U gjet i varur në një tabelë/ Vëllai i Bekim Halilajt: Ishte në depresion, ja mesazhet që na dërgonte

20:40 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Kujdes me ushqimet krudo”- Mjeku tregon arsyet që shkaktojnë gastroenterit

10:22 : 01/10/2025
AKTUALITET

Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

17:58 : 30/09/2025
AKTUALITET

Gazetari: Mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

22:54 : 26/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
Para

Aktorja e njohur "preferon të vdesë", nuk pranon të karantinohet në asnjë mënyrë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com