• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ (Dokumenti) Spitali nr.1 jashtë funksionit nga tërmeti, QSUT dhe Ministria nuk e marrin seriozisht

08:00 : 04/12/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, SHENDETI, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Tërmeti i fuqishëm i datën 26 nëntor 6.4 i shkallës Rihter, me epiqendër në Durrës, la si pasojë tragjike 52 viktima, mbi 1000 të lënduar dhe dëme të jashtëzakonshme materiale. Pasojat janë ndjerë edhe në QSUT, (Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë), veçanrisht në atë që njihet si “gjashtë-katëshi” ose Spitali nr 1.

Boldnews.al, arriti të sigurojë ekskuzivisht një dokument zyrtar të miratuar nga Instituti i Ndërtimit, i cili arrin në përfundimin që duhet të pezullohet aktiviteti (shën rendeksional, shërbimi mjekësor), në të gjithë godinën, deri në riparimin e dëmeve.

Konkretisht, më datë 30.11.2019, kreu i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu, bashkë me inxhinier Gerti Çela, kryejnë ekspertim mbi godinat e dëmtuara dhe specifikisht për objektin gjashtëkatësh, i cili pati raportime se kishte pësuar dëmtime të ndjeshme. Në përshkrimin e situatës, në referim: “Sistemi Konstruktiv i objektit”, thuhet: -Tre kolona betonarme, me mure veshëse, konstatohet; -“Nuk ka probleme në strukturë, ka probleme në muret veshëse dhe suva”. Deri në këtë pikë gjithçka konsiderohet në rregull, aq sa mund të quhet e tillë, por konkluzionet në fund janë vërtetë për tu shqetësuar. Në përfundim thuhet: “Të mos lejohet aktiviteti në objektet e dëmtuara, deri në riparimn e dëmeve”.

Në respekt të parimeve të gazetarisë, Boldnews.al konstatoi në terren se pavarësisht konkluzioneve dhe sugjerimit të Institutit të Ndërtimit, për të ndërprerë aktivitetin, puna vijon edhe në këto momente. Përjashtim bën vetëm kati i parë, ose (Kardiologjia 1) e cila është evakuuar në një tjetër ambient, pranë urgjencës, që në mesditën e 26 nëntorit. Të gjithë shërbimet e tjera, ku ndodhen qindra të shtruar, personel mjekësor dhe staf ndihmës, vijon të qëndrojë në godinën e cila ka pësuar dëmtime, jo në strukturë, çka do ishte fatale, por në atë që ekspertët e konsiderojnë rifiniturë.

Lexo edhe:

Qëlloi me pistoletë lodër mjeken dhe plagosi 2 policë/ Ja si u arratis Enis Vrapi nga QSUT

Tërmet i fuqishëm godet Kretën, lëshohet alarm për cunami

Megjithatë, përfundimi i ekspertëve është i qartë: “Të mos lejohet aktiviteti në objektet e dëmtuara, deri në riparimin e dëmeve”. Boldnews.al mëson se ky akt-ekspertimi, i cili qarkullon në pak duar, është edhe në tavolinën e Drejtorisë së QSUT-së, por për shkak se mungojnë ambientet e tjera, është menduar që të mos ndërpritet shërbimi, por me rrisk të shtuar, për më shumë edhe pas akt-ekspertimit nga Instituti i Ndërtimit, që përbën shkelje ligjore administrative, por për aq kohë sa nuk ka pasoja.

Duke iu përmbajtur edhe parimeve për “mospërhapje paniku”, e artikuluar shpesh edhe nga kreu i qeverisë, Boldnews.al po synon të vërtetën, duke mos dalë vetë në përfundime, por referuar ekspertëve dhe mbi të gjitha institucioneve shtetërore.

(Në foto: Dëmet që janë shkaktuar në QSUT nga tërmeti i 26 Nëntorit)

Për këtë qëllim, redaksia e Boldnews.al duke iu referuar akt-espertimit, vuri në dijeni edhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të QSUT-së Eknelejd Joti, duke iu dërguar faksimile të aktit të dalë nga Instituti i Ndërtimit, i cili mban firmën e titullarit të institucionit. Më poshtë, teksti që i është dërguar Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe titullarit të QSUT-së Enkelejd Joti:

“Zonja ministre/ Zoti Drejtor, përshëndetje nga agjencia e lajmeve online Boldneës.al. Në vijim të punës sonë kemi siguruar kopje të një dokumenti zyrtar (akt-konstatimi datë 30.11.2019, të Institutit të Ndertimit i nënshkruar nga Ing. Agron Hysenlliu dhe ing.Gerti Çela, mbi inspektimin në godinën e spitalit 6-katësh në Qsut, pas tërmetit të 26 Nëntorit, në të cilin është konkluduar se: “Të mos lejohet aktiviteti në ambientet e dëmtuara, deri në riparimin e dëmeve”. Kemi konstatuar në terren, se në godinën e spitalit 6-katesh ka hyrje-dalje të personelit mjekësor dhe pacienteve, si dhe shërbimi nuk është ndërprerë. Në respektim të parimeve gazetareske, kërkojmë nga ana juaj informacion nëse janë riparuar dëmet? Nese jo, a ka një vendim për nderprerjen e aktivitetit referuar akt-ekspertimit të Institutit të Ndertimit? Duke iu falenderuar paraprakisht dhe në pritje të një pergjigje nga ana Juaj, bashkëlidhur po ju dërgojme një foto të akt-ekspertimit të Institutit të Ndërtimit. Me respekt, redaksia e Boldnews.al”.

Dy orë pas kërkesës sonë, zëdhënësja e QSUT-së Jonada Cenolli kthen përgjigje: “Zëdhënësja e MShMS me informoi mbi kërkesën tuaj për situatën pas tërmetit në QSUT. Ju bëj me dije se që prej datës 26 nëntor pacientët që ndodheshin në ambientet e dëmtuara janë trasferuar në ambiente të përshtatshme. Po punohet për rikthimin e ambjenteve në funksion të pacientëve. Aktualisht situata është nën kontroll dhe pacientët po marrin shërbimin në ambiente të posaçme”-thuhet në reagimin e zedhënëses së QSUT-së për Boldnews.al.

(Në foto: Dëmet që janë shkaktuar në QSUT nga tërmeti i 26 Nëntorit)

Megjithatë, ne këmbëngulëm që është transferuar vetëm “Kardiologjia 1”, (sikurse e kemi theksuar më lart në shkrim), ndonëse akt-ekspertimi i Institutit të Ndërtimit rezulton se është bërë konstatimi në të gjithë godinën gjashtë katëshe, siç njihet ndryshe edhe spitali

1. Për çdo reagim tjetër institucional do e publikojmë, duke e ballafaquar me gjetjet në terren dhe dokumentin mbi akt-ekspertizën.

(Në foto: Dëmet që janë shkaktuar në QSUT nga tërmeti i 26 Nëntorit)
Etiketa: Ogerta Manastirlliuqsuttermettermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qëlloi me pistoletë lodër mjeken dhe plagosi 2 policë/ Ja si u arratis Enis Vrapi nga QSUT

12:20 : 23/05/2025
RAJONI

Tërmet i fuqishëm godet Kretën, lëshohet alarm për cunami

09:24 : 22/05/2025
BOTA

Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit

08:26 : 21/05/2025
RAJONI

Tërmeti i fortë godet Greqinë, ja sa ishte magnituda

08:20 : 18/05/2025
BOTA

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet Turqinë

15:53 : 15/05/2025
RAJONI

Tërmet me magnitudë 6.1 shkund Kretën, paralajmërimi për cunam

08:31 : 14/05/2025
Para

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

TË GJITHA

“E doja si djalin tim”/ Ish-diplomati Çepani tregon telefonatën e fundit me Gerti Bogdanin: I thashë që…

19:38 : 25/05/2025

Sherr në një klub nate me dy të plagosur, vihen në pranga 4 shqiptarë në Itali

19:31 : 25/05/2025

Poloni, balotazhi “nis” më herët/ Mbështetësit e dy kandidatëve presidenciale, marshime në Varshavë

19:25 : 25/05/2025

Angli/ Flet për Daily Mail bosi shqiptar i kokainës: Si e dominuam tregun prej 2005-ës

19:20 : 25/05/2025

“Paqja është zgjidhja e vetme”/ Ministri i Jashtëm italian: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë

19:13 : 25/05/2025

Tragjedi në Londër/ Nëna me tre fëmijët humbin jetën nga zjarri

18:46 : 25/05/2025

VIDEO/ Pamjet e rrëmbimit në Greqi! Ja momenti kur djali i biznesmenit shpëton nga grabitësit

18:34 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com