• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Socialisti nga Saranda kërkon rotacion/ Ia thotë Bashës në sy: Teserën nuk e dorëzoj, por Damiani na vuri të hidhnim valle…

15:13 : 14/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Një anëtar i Partisë Socialiste ishte i pranishëm në takimin që kreu demokrat, Lulzim Basha, ka zhvilluar në Sarandë. Ai nuk ka nguruar t’a pohojë se ka teserën e PS-së, që s’ka ndërmend t’a dorëzojë atë, por njëherazi që kërkon rotacionin e pushtetit.

“Teserën e Partisë Socialiste e kam unë, nuk e dorëzoj atë, por ne duam rotacion!”, u shpreh biznesmeni, që shkaktoi reagime me të qeshura ndër të pranishmit.

Basha ishte në Sarandë ku zhvilloi takimin e rradhës me operatorët turistikë që veprojnë në këtë qytet.

Biznesmeni e kërkoi me ngulm fjalën në takim, duke theksuar se ishte i majtë dhe i takonte të thoshtë dy fjalë, të ngrinte probleme.

Ai tha se quhej Zano Çulli dhe ngriti shqetësimin e madh të mungesës së infrastrukturës në Sarandë, që po çonte në varfërimin e qytetit dhe shitjen e banesave.

Lexo edhe:

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

Çulli theksoi sesa i zhgënjyer kishte mbetur nga qeverisja e PS-së, duke filluar që nga emigracioni i detyruar i katër fëmijëve të tij me arsim të lartë e duke përfunduar te mashtrimi më i fundit i ish-ministrit Damian Gjiknuri, i cili “i vuri të hidhnin valle me Babanë e Teqesë” për rrugën e re që gjoja do të ndërtohej atje.

Po nuk munguan as akuzat e tij për firmën “Fusha” që po shkatërronte historinë e qytetit.

Ja çfarë tha socialisti Zano Çulli

“Na lejoni dhe ne që jemi të majtë, por ju kemi mbështetur, z.Basha, të themi dy gjëra.

Mirëseerdhe! Unë jam Zano Çulli, kryeplak i lagjes “Baba Rexhepi”. Me pesë fëmijë. Katër fëmijë me arsim të lartë m’i larguan nga Shqipëria. Jam marrë me biznesin e ndërtimit dhe jam edhe fermer. Jam njeri punëtor.

Biznesi i ndërtimit këtu në Sarandë ka kapitulluar, ku 70% e popullsisë punon në ndërtim. Janë 2 a 3 firma që leja e ndërtimit do të merret vetëm tek firma Fusha në Tiranë. Firma Fusha.

Po të them këtu se të vesh sot tek agjencia nuk gjen një punëtor, jo të ri. Dhe kemi vënë shtëpitë, e gjithë kurorë e qytetit është vënë në shitje se mungon infrastruktura, mungon uji, mungon rruga, kur këto vila janë bërë jetën në Greqi e nuk i shfrytëzojnë dot kur Sarandën e preferojnë tërë turistët e botës. I marrin turistët i çojnë në Syrin e Kaltër, rruga e paasfaltuar. Në Lëkurës po ashtu.

Ky qytet është drejt shkatërrimit.

Gjithë rrugët, shkallaret që bënë, rrëshkasin pleqtë. I shkulën gjithë historinë këtij qyteti. Tani do bëjnë një shëtitore; erdhi firma Fusha, që do të heqë ata gurë që janë dhe një foshnje e vogël do ikë nga karrocë e do bjerë nga shkallët drejt e në det.

Vjen firma Fusha me kazëm dhe me skrep dhe prish gjithë historinë e këtij qyteti.

Ne duam ta zgjerojmë këtë qytet. Unë jam në një lagje – foli shumë mirë ai për ndarjen administrative – ku teqeja e këtij qyteti është në territorin e Himarës!

Atje është sot. Vemi ne i kërkojmë për plazh, kam bërë shtëpi, kam investuar atje, por për të marrë plazhin, duhet ta marrësh në Himarë më thonë. Kjo ndarje administrative këtu është bërë gabim.

Lagja nr.4 e qytetit a do t’i kthehet qytetit bashkë me territorin që është? Po ta kërkoj ty!

E dyta, të ftoj të vizitosh Teqenë. Të ftoj hajde shikoje, vizitoje. Se këta erdhën e na sollën një projekt atje, Gjiknuri, – na vuri edhe me Babain e hodhëm valle, se po bëhet rruga – dhe na gënjyen!

Hajde shikoje se çfarë bëhet në gjithë rrugët e qytetit. E gjithë periferia është pa rrugë, kanë dalë shtëpitë në shitje.

Për këto jam ngritur unë. Vij nga e majta, teserën e Partisë Socialiste e kam unë, nuk e dorëzoj atë. Ta dish!

Basha: Mirë se ke ardhur! Ti ke ardhur si përfaqësues i biznesit, s’ke ardhur si përfaqësues i partive politike këtu.

Çulli: Mirë, po edhe politike do ta kthejmë një çikë, se nuk rri dot pa folur.

Basha: Dhe mirë se ke ardhur!

Çulli: Dhe të them edhe këtë gjë: të kemi mbështetur, vazhdo përpara, të gjithë jugun e ke me vete, duam rotacion!

Etiketa: Bashapssocialisti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
AKTUALITET

Kritikat ndaj PD, Lubonja: Zgjedhjet i tjetërson partia në pushtet, ne merremi me opozitën

22:09 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Jemi bërë arrogantë”, Braçe: PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve

19:25 : 31/05/2025
Para

Terrori te Unaza e Re/ Lirohen banorët e arrestuar, vetëm një mbetet në qeli

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com