Një çift të moshuarish në qytetin e Beratit jetojnë në kushtet e varfërisë ekstreme dhe pa përkrahje nga shteti. Situata bëhet më e rëndë pasi 66 vjeçares Pashako Miraka prej vitit të shkuar i është ndërperë edhe pagesa e aftësisë së kufizuar me të cilën çifti i të moshuarve jetonte.
Ka qënë përfituese e Pagesës së Aftësisë së Kufizuar deri në vitin 2015, pasi rezulton e sëmurë me gjysëm paralizë në trup, por i është ndërprerë pagesa pasi rezulton me vjetërsi pune, të pamjaftueshme për të dal në pension. 66 vjeçarja Pashako Miraka sëbashku me bashkshortin e saj, Tahir Miraka jetojnë në kushtet e një varfërie ekstreme në lagjen ’28 Nëntori” në qytetin e Beratit. Çifti pa fëmijëve aktualisht jetojnë në një banesë me qera dhe kanë të ardhura vetëm 40 mijë lekë të vjetra në muaj. Ata shprehen se kjo shumë nuk i mjaftojnë as për të blerë ilaçet që i nevoiten gruas, ndërkohë që prej gjashtë muajsh nuk pagojnë dot as qeranë, as dritat dhe as ujin e pijshëm.
Ndërkohë që burime pranë Shërbimit Social në Berat bëjnë me dije se nga verifikimi i bërë nga taskë-forca e dosjeve për Qarkun e Beratit rezultoi se përfituesja Miraka rezultonte me vjetërsi pune. Po të njëtat burime thanë se përfituesja është sqaruar për ndërprerjen e pagesës dhe është drejtuar pranë Sigurimeve shoqërore, pasi ajo është objekt përfitimi nga sigurimet shoqërore, si invalide pune, për shkak të kontributeve që ajo ka derdhur pranë sigurimeve shoqërore.