• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korporata e Investimeve dhe “Illyrian Guard, nisma anti-kushtetuese/ Avokati i njohur: Po vendoset monopol…

16:26 : 27/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Avokati i njohur Ledio Braho i cilësoi si nisma anti-kushtetuese dhe anti-ligjore nismat e qeverisë për krijimin e Korporatës së Investimeve dhe policisë private, të krijuar si shoqëri tregtare, me aksioner të vetëm Ministrinë e Brendshme.

Braho tha se në një vend ku Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale, nuk mund të ketë ligjshmëri. Braho tha se vendimet e qeverisë mund të goditen në Gjykatat e Apelit Administrativ, por në kushtet kur gjyqtarët janë nën presionin e Vetting, kur kemi deklaratat e Kryeministrit dhe Kryebashkiakut që i cilëson gjyqtarët si KÇK, duke ushtruar presione publike, vështirë se mund të merret një vendim i drejtë.

Lidhur me Korporatën e Investimeve, avokati i njohur theksoi se është krejtësisht e paqartë se si objektivat që parashikohen në ligjin e miratuar do të zbërthehen në realitet duke u shndërruar në politikën tregtare të një shoqërie tregtare shtetërore.
Po aq e paqartë është edhe se si ka mundësi që e njëjta politikë qeverisëse që ka nxitur më shumë se kurrë partneritetin publik privat dhe konçesionin në të gjitha format e tij e sheh nxitjen e zhvillimit ekonomik në vitin e saj të gjashtë nëpërmjet një shoqërie tregtare me kapital shtetëror, tha ai.

Në vijim, avokati theksoi se fakti që ky ligj nuk ka qenë i parashikuar në programin e përgjithshëm analitik të projektakteve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për vitin 2019 tregon më së miri që është një nga ato ligje që edhe pse është iniciuar nga Këshilli i Ministrave shoqërohet nga një qëllim jo kaq parimor sa duket në objektivat e vetë ligjit.

Referuar krijimit të ‘Illyrian Guard’, një polici private, me aksioner të vetëm Ministrinë e Brendshme, avokati i njohur sqaroi se ligji për Policinë e Shtetit, parashikon që policia mund të ofrojë edhe shërbime për subjekte të treta, pra jo vetëm për shtetin.
Në këtë kuadër ai shtoi, por Qeveria ka krijuar një polici private, që nuk parashikohet fare në ligj, kanë bërë një polici private përmes një VKM me aksioner të vetëm Ministrisë së Brendshme.

Lexo edhe:

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

“Tarifat janë gati dyfishi me të cilat operojnë institucionet me policitë private. Policitë private do të shkojnë drejt falimentit, pasi do të jetë policia private, me aksioner të vetëm Ministrinë e Brendshme, që do të ruajë institucionet.

Të gjithë punonjësit e policisë që sot ruajnë institucionet do të duhet të shkojnë te policia private dhe nuk do të marrin më pagat e sotme, por 33 mijë lekë në muaj dhe marrëdhëniet e tyre do të rregullohen në bazë të Kodit të Punës.

Po kështu, nuk do të zbatohet ligji për prokurorimin publik, por do të zbatohet duke favorizuar këtë shoqëri tregtare”, tha Braho.
Sipas tij, nuk mund ti jepet prioritet shtetit në një ekonomi tregu, për sipërmarrje që ushtrohen edhe nga privati.

“Shteti po vendos monopolin në të gjithë institucionet shtetërore. Por në momentin që me një VKM cënohet ligji për policinë e shtetit dhe Kushtetuta, atëherë do të ketë kosto, që do të bien mbi shtetin.

Nuk mundet që me një vendim të qeverisë të ndërpresësh të gjitha kontratat dhe t’i marrë ato një shoqëri shtetërore.

Fatura financiare i shkon shtetit, pasi të gjitha policitë private që do të godasin këtë vendim ligjërisht do të marrin fitimin e munguar.

Po kështu edhe policët që do të kalojnë në rradhët e policisë private, kanë të drejtën të kërkojnë dëmshpërblimin financiar”, tha Braho.

Etiketa: brahonismaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

19:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

13:46 : 18/10/2025
AKTUALITET

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve

20:05 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Paketa e maleve”/ Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro

18:50 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
Para

“Edhe 2019-ta, vit i vështirë”/ Konfindustria reagon për raportin e Doing Business

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com