Një qytetar denconon në Boldnews.al Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike se e ka lënë mbi 10 muaj pa drita. Shtetasi i quajtur Andon Qako ka vendosur të padisë OSHEE për abuzim me fatura afrofe dhe trajtim diskriminues.
Historia e këtij qytetarit nis disa vite më parë ku merr një banesë me qira në zonën e Yzberishtit. Sipas librezës së dritave që është në emër të pronarit të banesës Rasim Lleshi, rezulton se çdo muaj është paguar rregullisht energjia elektrike që nga dita e parë e lidhjes së kontratës me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Por një ditë të muajit tetor të vitit 2013, një faturë “e majme” mbërrin nga OSHEE në banesën e marrë me qira nga Andon Qako. Në faturë thuhej ishte shifra prej 56 mijë lekësh (të reja) ndërsa nuk sqarohej sesi klienti i cili banon vetëm në apartament kishte shpenzuar 3600 KW për një muaj. Qytetari e ankimon pranë zyrave të OSHEE këtë faturë, me arsyen se ishte e pajustifikuar. Punonjësit e OSHEE i kërkojnë qytetarit që të paguajë shumën dhe në rast se ai ka të drejtë atëherë do t’i kompesohet me energji elektrike. Por qytetari nuk është dakord të paguaj faturën e kripur prej 56 mijë lekësh.
“Gjatë kësaj kohe, në pritje të ankimimit, çdo muaj në shtëpinë time vinin vinin fatura prej 340 lekësh pavarësisht se isha i bindur se konsumoja më tepër energji, ku mesatarisht faturat më shkonin 1500 lekë në muaj.”– shprehet Andon Qako për Boldnews.al
Edhe pse ankimi ka një afatin maksimal për 1 muaj për të dhënë zgjidhje problemit, qytetari Andon Qakos iu desh mbi 15 muaj për të marrë një përgjigje.
Në janar të 2015, me një veprim të njëanshëm dhe të pajustifikuar, OSHEE i ndërpret energjinë elektrike dhe në banesë i vjen një faturë e re, kësaj here me shumën 88 mijë lekë (të reja). I shqetësuar, Andon Qako i drejtohet sërish zyrave të OSHEE për të kuptuar detajet e kësaj fature. Përgjigjen ai e merr nga punonjësit e OSHEE, të cilët i thanë se mbi shumën 56 mijë lekë që ishin detyrime të prapambetura, i shtohet edhe pjesa tjetër që është kamatëvonesë.
Edhe pse OSHEE ishte përgjegjësi kryesor për të kthyer përgjigjen e ankimimit brenda afateve, absurdi qëndron se për këtë vonesë qytetari duhet të paguajë kamatë. “I gjendur në këtë situatë, nisa një tjetër ankimim ndaj OSHEE ndërsa në të njëjtën kohë iu drejtova edhe Avokatit të Popullit.” – shprehet qytetari Andon Qako.
Pas kësaj, OSHEE i rikthen dritat dhe në muajin mars të 2015 i fshin faturën prej 88 mijë lekësh, që prej muajsh ishte kthyer në makth për qytetarin. Por OSHEE suprizon përsëri me kërkesat e saj. Kësaj here i kërkon qytetarit që të paguajë një faturë prej 7 mijë lekësh (të reja) dhe një prej 24 mijë lekësh (të reja).
OSHEE argumenton se këto dy fatura janë sistemuese pasi qytetari Andon Qako gjatë kohës që ishte në pritje të ankimimit kishte paguar vetëm 340 lekë në muaj ndërkohë që kishte shpenzuar më tepër. Qytetari kërkon në bazë të ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit një shpjegim të detajuar për çdo shpenzim mujor. Por OSHEE nuk ia jep këtë të drejtë qytetarit duke i kërkuar vetëm që të paguajë shumat e padetajuara. Ky veprim është në shkelje të hapur të Nenit 40 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit ku thuhet se faturat e paraqitura konsumatorit duhet t’i japin atij mundësinë për të verifikuar me përpikëri llogaritjen e shitjes ose shërbimit të siguruar në një periudhë të caktuar.
“Isha bindur që kisha shpenzuar më tepër energji se 340 lekë në muaj dhe vendosa të paguaj vetëm faturën e parë prej 7 mijë lekësh ndërsa refuzova të paguajë faturën prej 24 mijë lekësh.”- denoncon më tej Andon Qako në Boldnews.al
Teksa presionet dhe kërkesat e OSHEE vijonin çdo muaj ndaj qytetarit Andon Qako, ky i fundit ishte i vendosur që të mos paguante më fatura në “ajër”. Në 9 tetor 2015, OSHEE merr vendimin flagrant duke i ndërprerë energjinë elektrike. I pafuqishëm për të zgjidhur këtë situatë, Andon Qako i drejtohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të shfuqizuar këtë vendim abuzues të OSHEE dhe anullimin e faturës prej 24 mijë lekësh.
Sot qytetari i cili jeton i vetëm në këtë banesë, duhet të vuaj pasojat e një sistemi jotransparentë, abuzues dhe diskriminues të OSHEE. Mbi 10 muaj Andon Qako jeton në errësirë totale, ndërsa ai është i bindur se një ditë e drejta e tij do të triumfojë.
“Hajdutëria e OSHEE më ka lë në terr, do të denoncojë edhe vjedhje të tjera të OSHEE”-shprehet i irrituar nga Andon Qako.
Skandali i radhës i OSHEE, 80 milion lekë vetëm për makina me qira
Skandalet me tenderët miliarda lekë të OSHEE-së, skema si fitojnë firmat “e preferuara”
Ardian Çela i përgjigjet Kostën, por hesht për abuzimet me tenderat e OSHEE
Tenderi i OSHEE-së/ 240 milion për të pastruar zyrat. Do shkarkoj pastrueset?