• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD, Vokshi: Pazaret e Beqës lënë dhjetëra pacientë me leuçemi në mëshirë të fatit

13:39 : 28/06/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Partia Demokratike ka denoncuar sërish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ka sjellë të tjera prova për të faktuar vjedhjet.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi deklaroi se pazaret e Beqës lënë dhjetëra pacientë me leuçemi në mëshirë të fatit

“Sot po sjellim para jush një shembull ulëritës se si Ilir Beqaj dhe Edi Rama bëjnë para me gjakun e shqiptarëve, në këtë rast me sëmundjet e gjakut. Dhjetra burra e gra, fëmijë, të mitur, të rinj, të moshuar, që vuajnë nga leuçemia kanë qendruar të paktën 5 muaj pa ilaçin Fludara. Pse? Për shak të pazareve të Ilir Beqajt”, tha Vokshi.

Ajo theksoi se edhe pse Fludara ishte bar i regjistruar nga kompania Sanofi Aventis, me çmim të kërkuar prej 276 euro pakoja, Beqaj në shkelje flagrante të ligjit ia hoqi të drejtën kësaj firme të njohur europiane, që tia jepte klientit të tij, të kompanisë Incomed, me çmim shumë herë më të lartë, me 390 euro kutia.

“Miku i Beqës, i këtij hajduti me çizme, merrte pra 114 euro më shumë për çdo pako. Dhe çfarë ndodh; sot paraqet ofertën kompania e Beqës, të nesërmen, miratohet në qeveri lista, vendoset rimbursimi. Nuk e vonon firmën Edi Rama as 24 orë. C’është vallë gjithë kjo shpejtësi, gjithë kjo eficencë? Eshtë korrupsion. Eshtë e planifikuar. Eshtë skema e vjedhjes”, deklaroi Vokshi.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Vokshi u shpreh më tej se miku i Beqës, që mori lejen e importit në shkelje të ligjit, dhe iu bë gati në kohë rekord rimbursimi nga Edi Rama, tashmë jo vetëm mund ta sillte me një çmim katastrofik, por do të duhej ta kërkonte këtë bar nëpër bodrumet e depot e lindjes, sepse në perendim nuk e merrte dot, pasi prodhuesin e përzunë.

“Miku i Beqës duhej ta gjente në Turqi e vende të tjera, ku mund a merrte edhe me 2 lekë, apo në prag të skadimit, sigurisht të dyshimtë për cilësinë dhe sigurinë e tij, të rrezikshme për shëndetin. Kur klienti i Beqës nuk do e gjente me pazar të lirë në bodrumet e depot e vendeve të lindjes, e linte tregun bosh. Bashkëqytetarët tanë, burra e gra, fëmijë, të mitur e të moshuar që vuajnë nga leuçemia ishin në dorë të zotit. Pa trajtim. Rreth 5 muaj ka ndodhur çdo ditë ky krim. Vuajnë të sëmurët, vuajnë familjet e tyre. Janë rrënuar ekonomikisht. Një dramë e madhe”, tha Vokshi.

Sipas deputetes demokrate ky për ministrin Beqaj është një lajm i mirë. “Po për Ilir Beqën çfarë është kjo? Një lajm i mirë padyshim. Sepse biznesi i tij rritet. Sepse më shumë pako 390 euroshe do paguajë qeveria, para të shqiptarëve. Më shumë para për të e për Edi Ramën. Si ky rast është gjithë shëndetësia. Një ferr për shqiptarët, e parajsë financiare për Beqën e Ramën”, tha ajo.

Vokshi deklaroi se ’10 herë deri sot duhet të kishte shkuar në burg Ilir Beqaj për këtë hajdutëri me shëndetin e shqiptarëve’.

“E di mirë ai, dhe shefi i tij.
Ndaj e duan drejtësinë me çdo kusht.
Ndaj duan të emërojnë vetë prokurorët e gjykatësit.
Po drejtësinë nuk do ta kenë, dhe milionat që kanë marrë nga sëmundjet e vuajtjet e shqiptarëve nuk do ti gëzojnë”, përfundoi deputetja demokrate Albana Vokshi.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

De Biazi: Dua Anglinë, jo Shqipërinë

TË GJITHA

Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi në Greqi, të papërshtatshme për konsum

14:30 : 28/07/2026

Nuk ka besë edhe me Arubën apo Vuçiç, e njëkohësisht edhe me shqiptarët!

14:28 : 28/07/2026

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

14:07 : 28/07/2026

Pjesë e grupit që transportonte drogë nga Brazili e Ekuadori, vetëdorëzohet i shumëkërkuari nga SPAK – EMRI

13:58 : 28/07/2026

I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Lushnje 48-vjeçari me dy identitete

13:36 : 28/07/2026

Kur sporti bëhet barrë, ministri bëhet alibia

13:29 : 28/07/2026

Mega-afera e kazinosë në “Air Albania”/ PD: Si u dha licenca në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës!

13:20 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinomeritbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom