• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazi kimik kundër protestuesve, pse heshtën Ambasadorët…

13:14 : 17/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dje opozita e bashkuar protestoi në Tiranë për rreth 5 orë kundër qeverisë Rama dhe korrupsionit, në një nga tubimet më të mëdha, të organizuar në kryqytetin shqiptar përgjatë viteve të fundit.

Protesta, sikundër ndodh rëndom, shkaktoi incidente, ndërsa forcat e sigurisë të pozicionuar në lartësi nuk kursyen hedhjen e gazit për të larguar një grup të vogël protestuesish që kaluan rrethimin e sigurisë të vendosur nga policia.

Disa dhjetra persona patën dëmtime, disa herë shërbimet e urgjencës u afruan për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa në fund Ministria e Shëndetësisë raportoi për rreth 19 persona që ishin transportuar drejt QSUT-së për të marrë ndihmën e nevojshme.

Lexo edhe:

Elbasan/ Nga protestat te kutitë, si premtimet “pa doganë” të PS u përkthyen në votë

Holandë, protesta kundër Izraelit, kërkojnë ndërhyrjen për ndaljen e sulmeve

Paralelisht me zhvillimet që ndodhnin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pati reagime nga të paktën 3 ambasada të akredituara në Tiranë (SHBA, Britania e Madhe dhe Franca), si dhe nga OSBE dhe Delegacioni i BE-së që bënin thirrje kundër dhunës dhe nuk përkrahnin cënimin e pronës publike.

Deri këtu gjithccka mund të konsiderohej normale në një reagim diplomatik ku mbështetej protesta paqësore dhe jo dhuna ndaj asaj që quhet pronë publike. Megjithëse duket pak e habitshme po të krahasosh protestën që organizohej në Tiranë me ato që prej më shumë se 1 muaji zhvillohen në Paris nga jelekverdhët, dhe ku nuk kanë munguar incidente shumë herë më të rënda sesa ajo që ndodhi dje. Por në Paris nuk ka pasur as thirrje dhe as reagime Ambasadorësh, sikundër ndodh në Tiranë, sa herë që ka një protestë.

E ndërsa orët kalonin dhe përdorimi i gazit nga Garda u kthye në një lojë, ku sa herë afroheshin protestues hidhej lënda kimike, nuk pati asnjë reagim lidhur me veprimet e forcave të sigurisë.

Nëse ndaj protestuesve është hedhur një gaz që në vendet e BE nuk lejohet të përdoret, atëherë minimalisht delegacioni i BE-së në Tiranë duhej të reagonte, qoftë edhe me një apel drejtuar autoriteteve.

Nëse ndaj protestuesve, që në rastin më ekstrem nisën të shkulnin gurë nga bulevardi për të qëllua, u hodh pa hesap gaz toksik, atëherë minimalisht nga Ambasadorët e vendeve të BE-së, duhej të kërkohej një hetim, qoftë edhe formal, mbi llojin që u përdor.

Këtu pati dhe vijon të ketë një heshtje. Pamjet që janë tranmetuar nga protesta tregojnë se “viktima” të gazit nuk kanë mbetur vetëm ata që tentuan të thyejnë xhamat e derës së Kryeministrisë, por edhe policë e gazetarë. Madje në një rast ekstrem gazi është përdorur vetëm kundër gazetarëve që iu afruan një porte anësore të godinës qeveritare për të fotografuar apo filmuar.

Mes reporterëve apo fotografëve që mund të kenë pësuar lëndime nga gazi janë edhe ato të mediave të huaja ndërkombëtare që raportojnë nga Tirana. Të paktën një reagim duhet të kishte qoftë edhe për ta, nëse në sytë e ambasadorëve protestuesit, qofshin këto 10 apo 100 ishin keqbërës apo dhunues të pronës publike, që në rastin konkret ishte një skelë dhe një instalacion kepurdhe në oborrin e Kryeministrisë.

 

Etiketa: ambasadoretgaziprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elbasan/ Nga protestat te kutitë, si premtimet “pa doganë” të PS u përkthyen në votë

11:20 : 19/05/2025
BOTA

Holandë, protesta kundër Izraelit, kërkojnë ndërhyrjen për ndaljen e sulmeve

09:27 : 19/05/2025
AKTUALITET

Kur politika “çan” edhe burimin e ujit, Tragjasi i dorëzohet PS-së

19:24 : 17/05/2025
AKTUALITET

E paprecedentë! Militantët dhe deputetët e Berishës sulmojnë gazetaren e “Euronews Albania”

20:13 : 16/05/2025
AKTUALITET

Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

19:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagoset pronari i banesës, dy policë dhe një zjarrfikës

10:11 : 12/05/2025
Para

Pavarësia e Kosovës, Berisha ka një urim dhe paralajmërim

TË GJITHA

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

19:32 : 06/06/2025

Associated Press: Shqipëria dhe Serbia përballen në një ndeshje kualifikuese mes tensioneve politike

19:20 : 06/06/2025

Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!

19:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com