• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë zhvillimi na duhet?

11:10 : 03/06/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Arlind Qorri

Halli e ka detyruar Edi Ramën të jetë Rrapush Xhaferi i vitit 2026, duke premtuar vërshimin e miliarda eurove që do të na pasurojnë të gjithëve duke kundruar resortet e oligarkëve që pritet të kafshojnë anembanë bregdetin shqiptar. Them halli sepse kush e ka ngritur pushtetin mbi korrupsionin u ka borxh korruptuesve vendas e të huaj gjithçka, edhe natyrën dhe trashëgiminë kulturore të një populli.

Për hatër të qytetarëve, profkat e Ramës meritojnë një përgjigje serioze. Pikësëpari, asnjë vend nuk ka arritur të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme duke i hedhur të gjitha burimet e veta në një sektor, qoftë ky edhe turizmi. Ekonomitë “monokulturë” të dikurshme përftonin republika bananesh, të cilat ishin tejet të ekspozuara ndaj luhatjeve të ekonomisë botërore dhe e shndërronin shumicën e qytetarëve në një masë plebenjsh të keqpunësuar, të nënpunësuar e të papunësueshëm. Afërmendsh, një ekonomi e diversifikuar mund të ketë si forcë fillestare shtytëse një sektor lokomotivë, qoftë ky edhe turizmi. Por që kjo të mirëfunksionojë nevojiten ato që quhen lidhje të pasme e të përparme me sektorët e tjerë të ekonomisë. Ekonomia turistike që përfytyron Rama deri më sot nuk ia ka dalë të nxisë rritjen e prodhimit e të produktivitetit në bujqësi, industri apo shërbimet e kualifikuara. Ajo, së bashku me ndërtimin, janë në përmasa të mëdha efekte të nevojës së krimit të organizuar dhe politikës së korruptuar për të pastruar paratë, duke tërhequr pas vetes edhe një dimension të rëndësishëm spekulimi imobiliar.

Projekti i turizmit pa fre e pa mend, siç po na shohin sytë prej vitesh, sjell një varg problemesh duke nisur nga kërcënimi i natyrës dhe i trashëgimisë kulturore të vendit. Të ndërtosh 10,000 njësi banimi në zonën e Nartës praktikisht e ke shkatërruar krejt ekosistemin. Sikundër të ndërtosh pranë Butrintit resort turistik është një goditje e rëndë ndaj trashëgimisë kulturore të vendit. Po s’kemi parë gjë akoma përderisa procesi i akumulimit nëpërmjet shpronësimit është i verbër ndaj “eksternaliteteve” dhe ka për borxh që nesër të ndërtojë kazino brenda kalasë së Krujës, të ngrejë kullë te Qafa e Pazarit në Gjirokastër apo të zhdukë krejt zonat e mbrojtura natyrore në Shqipëri. Po ku do t’ia dijë Rrapushi për “vogëlsi” të tilla?!

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Turistifikimi agresiv i çdo pëllëmbe bregdet e mal i kthen këto hapësira të përbashkëta në zona ekskluzive për të pasurit, duke përjashtuar nga qasja klasën e mesme dhe të varfrit e një shoqërie. Edhe kur nuk ngrihen gardhe telash me gjemba si në Zvërnec, ngrihen mure të padukshme të cilat, përmes çmimeve ekstremisht të larta, e bëjnë të papërballueshëm plazhin apo qetësimin në natyrë për shumicën dërrmuese të popullsisë. Nëse plazhet më të mira “i marrin” oligarkët dhe i frekuentojnë milionerët e botës, çfarë ngel për ne të tjerët: të lahemi në Lanë apo t’i turremi Golemit si në fotografitë e disa plazheve të Kinës?!

“Do të ketë vende të reja pune” – na e kthen Rrapushi. Vende pune, vërtet. Po çfarë vendesh pune? Punë që zgjat sa muaj të vitit? Sa ditë pune në javë e sa orë pune në ditë? Ata që studiojnë efektet e turistifikimit të paqëndrueshëm tregojnë se në të tilla raste shumica e të punësuarve punojnë me kohë të pjesshme, paguhen keq në raport me orët/ditët e punës, në plot raste punojnë në të zezë dhe punëtorëve nuk u respektohen as të drejtat elementare. Një proces i tillë i kthen punëtorët në hyzmeqarë pa të drejta. Të lajmë banjat e miliarderëve në resortet luksoze është ëndrra jonë si shqiptarë?!

Çfarë vihet re në pjesën më të lakmuar e më të populluar të Shqipërisë së sotme është se procesi i turistifikimit të pafre, i kombinuar me pastrimin e parave dhe spekulimin imobiliar, ka sjellë një rritje të fortë të çmimit të banimit. Në Tiranë, bie fjala, çmimi i metrit katror dhe qiraja mujore e shtëpisë janë rritur shumë më shpejt se të ardhurat mesatare, duke e bërë gjithnjë e më të papërballueshme jetesën. Për të mos folur pastaj për rritjen e çmimeve të artikujve ushqimore. Pra në dukje ka zhvillim, por zhvillim për kë? A quhet zhvillim ai ku shumicës së qytetarëve i duhet të punojë më shumë për të siguruar më pak të ardhura në raport me rritjen e çmimeve të të mirave bazë?!

Efekt tjetër i këtij procesi është akumulimi nëpërmjet shpronësimit ku çdo qytetar që zotëron një pronë të vogël ndihet i kërcënuar përpara “parasë së madhe”. Qytetari i thjeshtë duhet të rrijë varur në pafundësi në sportelet e shtetit për një dokument që njeh pronën e tij legjitime, dhe në fund të shohë i çmeritur se si pronën e vet e ka rrëmbyer “me letra” gangsteri, oligarku apo pushtetari. Aty ku ka pasur fatin të ketë dokumentacion të plotë pronësor, prapëseprapë qeveria nuk e le rehat. Me ligjin për investimet strategjike qeveria i jep të drejtën vetes ta shpronësojë qytetarin pa vullnetin e këtij të fundit; dhe jo për të ndërtuar një rrugë, spital apo shkollë, por që oligarku të ngrejë një resort turistik. Kjo ndodh sipas parimit të kolonizatorëve të dikurshëm, sipas të cilit prona nuk i takon atij që e ka zotëruar i pari apo ka punuar një jetë mbi të, por atij që “e vë në funksion në mënyrë më eficiente”. Na mbetet të shpresojmë që ky parim të mos shkojë deri në fundin e vet logjik ku t’i thuhet qytetarit që “veshka jote i takon këtij tjetrit sepse ai është më eficient në sferën ekonomike”.

Çka kam argumentuar deri më tani nuk është refuzim i turizmit në vetvete, por i këtij modeli plaçkitës e dritëshkurtër që po çon përpara prej vitesh qeveria e Rrapushit. Në Shqipëri ekziston ende mundësia që turizmi të zhvillohet në mënyrë të kujdesshme, duke respektuar natyrën dhe trashëgiminë kulturore. Po ashtu, të zhvillohet në atë mënyrë që të nxisë rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit të punës edhe në sektorë të tjerë si bujqësia, industria dhe shërbimet e kualifikuara. Kusht ekonomik i këtij zhvillimi të qëndrueshëm është ndërtimi i një ekonomie që bazohet te konkurrenca e ndershme, që fitimin e lidh me riskun, novacionin dhe kreativitetin, dhe jo me monopolet, koncesionet dhe lidhjet korruptive me qeverinë.

Ekonomia nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse nuk shoqërohet me një dimension të rëndësishëm social. Filozofi amerikan i shekullit XX John Rawls mendon se një prej parimeve më të rëndësishme të drejtësisë si paanshmëri është ndërtimi i një sistemi ekonomiko-shoqëror ku pabarazitë janë të justifikueshme vetëm nëse pozitat në shkallaren ekonomike bazohen kryekëput te merita dhe një sistem i tillë u shërben më të varfërve që të mëkëmben më shpejt ekonomikisht. Në këtë kuptim, një model i qëndrueshëm zhvillimi ka nevojë për politika sociale që luftojnë varfërinë, integrojnë njerëzit në punë përmes kualifikimit dhe arsimimit të vazhdueshëm, si dhe nxisin kreativitetin e mirëbesimin.

Nga ana tjetër, zhvillimi nuk mund të reduktohet vetëm në aspektin ekonomik. Nuk ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa zhvillim të njëkohshëm politik, social e kulturor. Sot më shumë se kurrë në Shqipëri kemi nevojë për të ndërtuar një shtet demokratik, me institucione të përgjegjshme ndaj qytetarëve, por të fuqishme dhe të pavarura edhe nga njëra-tjetra, edhe nga faktorët destruktivë si oligarkia ekonomike. Sikundër kemi nevojë të nxisim pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse përmes referendumeve dhe formave të tjera të ndikimit të drejtpërdrejtë. Meqenëse, siç na thonë një varg studimesh, nuk ka demokraci të qëndrueshme pa sindikata të forta e të pavarura, fati i zhvillimit të qëndrueshëm e të shumanshëm të shoqërisë lidhet ngushtë me mbrojtjen dhe nxitjen e organizimit të punëtorëve.

Jetik, gjithashtu, është përmirësimi i shërbimeve publike, sidomos në arsim e shëndetësi, jo vetëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por edhe për të rritur produktivitetin e punës dhe veprimtarive të tjera ekonomike. Një shoqëri e tillë do të mundësonte mobilitetin social edhe të individëve, edhe të shtresave të tëra shoqërore.

Në fund, por jo për nga rëndësia, një shoqëri e shëndetshme ka nevojë jo vetëm të ruajë mjedisin dhe trashëgiminë e vet kulturore, por edhe të zgjerojë hapësirat fizike e sociale të jetës së përbashkët në të cilat nuk depërton logjika e parasë. Pavarësisht se një kullë sjell më shumë fitime ekonomike se një park apo fushë sportive, ne kemi nevojë jetike për këto të fundit. Kemi nevojë që fëmijët, të rinjtë, mosha e mesme e pensionistët të njihen, të bisedojnë, të reflektojnë, të lexojnë, të luajnë, të argëtohen; domethënë të kryejnë aktivitete pa të cilat nuk mund të jemi njerëz në kuptimin e plotë të fjalës. Në mungesë të tyre, dalëngadalë do të na degradojnë në gjendjen ku “njeriu për njeriun është ujk”.

Sa më sipër mund të konsiderohen si mendime të parëndësishme në kushtet e protestave të mëdha e historike të qytetarëve shqiptarë, të cilat na kanë rinuar e ngazëllyer të gjithëve, në radhë të parë mua që nuk më mban vendi prej ditësh. Prapëseprapë, mendoj se detyrë e përfaqësuesit të një partie politike është edhe të hedhë për diskutim ide që mund të na ndihmojnë të shohim dhe ndërtojmë një të ardhme shumë më të mirë se e sotmja.

Ju falënderoj për vëmendjen dhe mirutakofshim në protestë!

Etiketa: arlind qorriEdi Ramaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
Para

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

TË GJITHA

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş