Qeveria e Rilindjes nisi një aksion për informalitetin, sapo mori detyrën. U ndoqën penalisht mijëra tregtarë, kryesisht te vegjël, të cilët nuk ishin “klientët” e zyrtarëve të administratës tatimore, por edhe me lidhje politike. Më pas, filloi një aksion i gjerë, teksa u burgosën berberë apo kamerierë. Prokuroria pati dhjetëra denoncime për këta tatimorë, që favorizonin subjekte të caktuar. Bold News ka siguruar një vendim gjykate që flet për përgjimet ndaj këtyre tatimorëve, të cilët lajmëronin subjektet që do të kishte kontroll. Në fund, ata merrnin çdo muaj një pagë ekstra.
Megjithatë, ajo çka duket në këtë vendim, janë dënimet qesharake ndaj vartësve të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj. Prokuroria e filloi me shumë bujë këtë dosje, duke bërë dhjetëra përgjime, që tregojnë se këta tatimorë lajmëronin më parë bizneset që do të kontrollonin. Madje, ata përdornin kode, si “po vijnë bubuzhelat apo tartaruget”. Në fund, drejtësia e dha verdiktin e saj, duke dhënë vendime shumë të ulëta.
Mësohet Metjon Bijo, me detyrë inspektor nё Drejtorinë e Hetimit Tatimor, është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, ai u arrestua më 15 prill 2015, ndërsa qëndroi në qeli deri më 29 dhjetor 2015, duke u liruar para festës së ndërrimit të viteve. Aktualisht, me këtë vendim, Bijo rezulton se ia ka hedhur paq burgut, pavarësisht se ishte kryesori në këtë skemë. Administratori i kompanisë Top Bast, Kreshnik Kasaj, u dënua me 8 muaj burg. Petrit Ahmetaj me 11 muaj e 10 ditë burg, Jani Berukas me 3 muaj e 3 ditë burg, Gergji Boduri me 6 muaj burg dhe Agron Arapi me gjobë.
Sipas vendimit, Metjon Bijo informonte për kontrollet tatimore të pandehurin Kreshnik Kasaj, me detyrë menaxher në kompaninë “Tob Bast” por edhe subjekte të tjera tregtare, të cilët i informonte për kontrollet që do të kryenin grupet e kontrollit të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, duke i njoftuar për vendin dhe orën e kontrollit.
Më 13.11.2014 Metjon Bijo, nga numri celular 06933..077 i ka dërguar mesazh telefonik të pandehurit Kreshnik Kasaj në numrin 06985..664 me tekst “Mgjes. Më thotë ky shoku im, a mbarojmë dot nesër, se do lëvizi fundjavën?”. Pas evidentimit të kësaj sms janë vëzhguar takimet ndërmjet të pandehurve Metjon Bijo dhe Kreshnik Kasaj pasi dyshohej se këto takime shfrytëzoheshin nga Bijo për të përfituar në këmbim të informacioneve dhe “mbrojtjes” që ai kryente ndaj lokaleve të menaxhuara nga Kreshnik Kasaj.
Më datë 11.12.2014, Metjon Bijo e njofton Kreshnik Kasajn se grupi i kontrollit i Drejtorisë së Hetimit Tatimor mund të jetë me shërbim në qytetin e Laçit, duke i dërguar mesazh me përmbajtje: “Mgjes. Mund ti bëjmë një vizitë LA, do të them më vonë”. Nga përgjimet, rezultoi se çdo mes muaji i Kreshnik Kasaj takohej me të pandehurit Metjon Bijo ku dyshohej se merrte “shpërblimin” për “mbrojtjen” dhe informacionin që ai i jep për kontrollet tatimore.
Metjon Bijo, përveç bashkëpunimit me Kreshnik Kasajn, ka bashkëpunuar edhe me shumë biznese të tjera, të cilat i njoftonte paraprakisht për data dhe vendet ku do të ushtrojnë kontroll inspektorët e hetimit tatimor.
Për të realizuar këtë aktivitet kriminal ky shtetas ka rezultuar se bashkëpunon edhe me pjesëtarët e tjerë të grupit të kontrollit.
Në bisedën e datës 8 dhjetor 2014, Metjoni bisedon me një nga kolegët e punës, i cili disponon numrin e telefonit 0682450855, që përket të pandehurit Mensur Hoxha, ku merr informacionin e duhur se ku grupi i kontrollit ishte i planifikuar për shërbim. Më pas Metjoni, komunikon në telefon me një person, i cili disponon numrin 0692078865, ku nga biseda e zhvilluar kuptohet që i pandehuri Metjon Bijo e informon personin se punonjësit e policisë tatimore, të cilëve iu thërret me emrin e koduar “bubuzhelat”, do ushtrojnë kontrolle në rrugë, që nga dita e nesërme.
Pas kësaj bisede Metjoni merr në telefon personin, i cili përdor numrin 0696172113, dhe e njofton se nga nesër dalin “tartarugat” (nënkupton punonjësit e policisë tatimore) në terren deri më datë 31 dhjetor.
Ndërkohë, një grup kontrolli nga Drejtoria e Tatimeve nga data 12.01.2015 deri 16.01.2015 ka ushtruar kontroll në pikat e karburanteve në disa akse të rrugëve të Qarkut Shkodër. Metjon Bijo, nga numri i tij 0693377077 ka komunikuar në telefon me numrin 0694072202, me një shtetase me emrin Brunilda, administratore e një shoqërie tregtare, të cilën e informon se grupi i Drejtorisë së Hetimit Tatimor do të ushtrojë një kontroll në subjektin e saj. 0693377077: Kemi një urdhër për andej nga ty
06940..202: Ik ore!!!??
06933..077: Po tashi e morëm
06940..202: Për tek fabrika ime personalisht?
06933..077: Po, po, jo vetëm ke ty.
06940..202: Për kur, nesër apo sot
06933..077: Jo, jo për sot.
06940..202: Ik oreee !!
06933..077: Tani ti si i ke??!! Mos ki merak se jam unë.
06940..202: Janë… në punë s’është asnji. Kam vetëm kshu tek tuk, unë nuk jam aty…Si thua?
06933..077: Tani do të flas pak me shefin unë, edhe po të them.
06940..202: Po qe e lemë për nesër, që të t’jem unë, edhe unë që t’ju ashu unë… më kupton ?
06933..077: Mirë, mirë unë do mundohem ta kaloj një çik me miqësi këtë punë se është çik i thelluar
06940..202: E di çke ti? Kaloje, kaloje sot, edhe pastaj flasim të dy nesër. Mirë ëëë?
06933..077: Në rregull ok. Unë po i them një herë sot ok. Unë e kam edhe mik këtë shefin se janë ndërruar të gjithë…ok. Mirë
06940..202: Edhe më thuaj?