Nga Boldnews.al
Fshehtas, shumë shpejt dhe pa asnjë trasparencë me qytetarët kryeministri Edi Rama bën një tjetër lëvizje të dëshpëruar, këtë herë duke “futur në linjë” SHBA-të në blerjen e armatimeve në vlerën e rreth 302 milionë eurove. Sigurisht me kredi.
Ky mbetet një detyrim pasi, edhe NATO-n qeveria shqiptare tentoi ta mashtronte, duke deklaruar se ishte investuar 2 % e buxhetit të shtetit, por një përllogaritje e fundit e nxorri zbuluar dhe i hoqi maskën e “kllounit” burrit me kostum klasik dhe atlete të bardha.
Përtej mashtrimit që nuk është ndonjë e re, kryeministri po bën lëvizjen e radhës të dëshpëruar, duke kthyer një herë sytë nga SHBA, më disa kacidhe në duar për të blerë “armë propagandistike”, por vështirë se edhe kjo lëvizje do të shkojë për mbarë.
Me një vlerë të tillë, për më shumë me kredi dhe e zgjatur në 12 vite, Rama tenton të hedhë edhe një herë sytë nga Shtëpia e Bardhë, por një lideri me faqe kaq të zezë vështirë e ka për të marrë vëmendje ndërkombëtare vëçanërisht të SHBA-ve.
Kryeministri i ka hesapet me qytetarët e vendit, jo vetëm ata që janë çdo ditët nën zyrën e tij duke protestuar për gati dy muaj me radhë, të cilët ai i ndan “flamingo dhe sorra”.
Blerja e “armëve propagandistike” nga një kryeministër i denigruar dhe i dërmuar moralisht nuk ka asnjë vlerë të veçantë, ndonëse deputetët e tij e pritën me plot entuziazëm këtë nismë që edhe vlerën e ka me shifra burgu 302…!














