• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Procedurë e përshpejtuar për marrëveshjen me SHBA-në, PD paralajmëron bojkot të seancës

14:13 : 27/07/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

VIDEO/ Protestuesit “pritë” Ballës te Kuvendi, hedhin vezë në drejtim të makinës

Kuvendi mbyll dyert për mediat/ Mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën

Partia Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake, por kundërshton mënyrën se si mazhoranca synon ta miratojë atë në Kuvend.

Në një deklaratë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi antikushtetuese thirrjen e seancës plenare për miratimin e marrëveshjes, duke argumentuar se deputetëve nuk u është vënë në dispozicion teksti i plotë i saj dhe se nuk është respektuar afati kushtetues për shqyrtimin e projektligjit.

Sipas Bardhit, opozita nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të thirrur për këtë çështje, ndërsa kërkon që marrëveshja të shqyrtohet sipas procedurave kushtetuese dhe të votohet në seancën e 31 korrikut.

PD thekson se, sapo deputetët të njihen me përmbajtjen e plotë të marrëveshjes, opozita do të japë votën pro për ratifikimin e saj.

Deklarata e plotë:

Po marrëveshjes me SHBA! Jo mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament!

Ky është qëndrimi i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh që Shqipëria merr nga SHBA për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake.

Seanca plenare e planifikuar për sot, në orën 15:00, është thirrur në kundërshtim me Kushtetutën, e cila përcakton qartë se Kuvendi nuk mund të votojë një ligj më herët se një javë nga momenti i fillimit të shqyrtimit të tij.

Rasti konkret është edhe më flagrant, pasi deputetëve ende nuk u është shpërndarë teksti i marrëveshjes për të cilën ftohen të votojnë, madje as relacioni shoqërues i projektligjit të paraqitur nga Qeveria.

Praktika e vendosur nga Kryetari i Kuvendit, sipas së cilës deputetët duhet të njihen me tekstin e marrëveshjes përmes një leximi në grup, brenda ambienteve të Kuvendit, është poshtëruese dhe bie ndesh me statusin kushtetues të deputetit. Kuvendi ka detyrimin t’u vërë në dispozicion deputetëve të gjithë dokumentacionin parlamentar. Nëse është kërkuar që marrëveshja të mos bëhet publike, atëherë deputetët mund të angazhohen me shkrim për ruajtjen e konfidencialitetit të saj.

Megjithatë, shumica parlamentare refuzon ta ndjekë këtë praktikë, duke i kërkuar Kuvendit të votojë një marrëveshje me përmbajtje të panjohur për deputetët dhe pa u dhënë atyre mundësinë ta shqyrtojnë atë.

Për këto arsye, deklarojmë se nuk do të marrim pjesë në një seancë plenare të thirrur në kundërshtim me Kushtetutën.

Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se ky veprim antikushtetues i shumicës parlamentare është poshtërues për institucionin e Kuvendit, për deputetët e tij, si edhe për rëndësinë që mbart marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, Grupi Parlamentar i PD-së, në konsultim edhe me grupet e tjera parlamentare të opozitës, ia ka komunikuar me shkrim gjatë fundjavës Kryetarit të Kuvendit qëndrimin e tij dhe ka rënë dakord për sa vijon:

-Opozita është PRO, në parim, marrëveshjes me SHBA-në.

-Opozita kërkon të njihet me tekstin e plotë të marrëveshjes, duke respektuar të drejtën kushtetuese të çdo deputeti për të votuar i informuar. Menjëherë pasi të njihet me përmbajtjen e saj, opozita i ka garantuar Kryetarit të Kuvendit votën e saj PRO.

-Opozita kërkon respektimin e procedurës kushtetuese të ratifikimit të marrëveshjes. Kuvendi nuk mund të injorojë Kushtetutën dhe të zhvlerësojë një marrëveshje me partnerin tonë strategjik – SHBA-në – duke ndjekur procedura të parregullta. Ratifikimi duhet të kryhet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Për këtë arsye, kemi propozuar që marrëveshja të miratohet, në respekt të afateve kushtetuese, në seancën plenare të së premtes, më 31 korrik 2026. Gjithashtu, kemi garantuar Kryetarin e Kuvendit për praninë tonë në atë seancë dhe për votën tonë PRO.

Këto kërkesa legjitime të opozitës, megjithëse u konsideruan të arsyeshme nga Kryetari i Kuvendit, u refuzuan nga shumica parlamentare, e cila po zbaton porosinë politike të Edi Ramës për të poshtëruar Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për të cenuar të drejtat kushtetuese të deputetëve dhe për të vënë në diskutim kushtetutshmërinë e ratifikimit të një marrëveshjeje me partnerin tonë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Etiketa: 302 mln dollarekuvendmarreveshjePDpsseance plenareSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Protestuesit “pritë” Ballës te Kuvendi, hedhin vezë në drejtim të makinës

16:49 : 27/07/2026
AKTUALITET

Kuvendi mbyll dyert për mediat/ Mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën

16:14 : 27/07/2026
AKTUALITET

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

15:59 : 27/07/2026
AKTUALITET

Mblidhet sërish Kuvendi, PD ‘braktis’ seancën

15:40 : 27/07/2026
AKTUALITET

Shehaj rrëmbeu dokumentin konfidencial, PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

13:58 : 27/07/2026
RAJONI

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: A është ky problem?

13:44 : 27/07/2026
Para

Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, pikat që kërkojnë zgjidhje

TË GJITHA

Sorensen vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, zbardhen diskutimet me Kurtin

17:04 : 27/07/2026

VIDEO/ Protestuesit “pritë” Ballës te Kuvendi, hedhin vezë në drejtim të makinës

16:49 : 27/07/2026

Boshti i ri i Rusisë që po riformëson gjeopolitikën

16:41 : 27/07/2026

Kërkoi arrestimin e tij, Netanyahu sulmon Mamdanin: Po nxit përçarje

16:22 : 27/07/2026

Kuvendi mbyll dyert për mediat/ Mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën

16:14 : 27/07/2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

15:59 : 27/07/2026

EMRAT/ Trafik droge drejt Finlandës, SPAK çon në gjyq 11 anëtarët e grupit kriminal, akuzat

15:54 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio girişiptv satın al