• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ke besë? Po institucione?

12:51 : 25/07/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

A ke besë? Po institucione?

“Është qeverisja, or budall”

BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze që ka dalë ndonjëherë nga një qeveri shqiptare për të reflektuar mbi vetë mënyrën e qeverisjes. Ajo pranon diçka të pazakontë për një qeveri në pushtet prej tre mandatesh: problemi është besimi.

Besa, e thotë troç se protesta e flamingove nuk ishte “mosmirënjohje” siç e përshkruan vetë kryebashkiaku i sajuar në anekdotën hyrëse, por shprehje e një shoqërie që ka hyrë në fazë tjetër zhvillimi. Ky pranim, në vetvete, është hap prapa nga arroganca e deklaratave të fundit dhe i lë në hije historitë me agjenturat, algoritmet dhe “armiqtë e radhës”.

Lexo edhe:

Reforma territoriale, Berisha: Kryengritje deri në largimin e Ramës

Protesta që Rama kërkon ta barazojë me “puplat” e flamingove

Por dokumenti prej 40 faqesh e kupton më mirë simptomën sesa diagnozën dhe harron elefantin në dhomë: BESA flet gjatë për besimin, po pothuajse aspak për shkaqet pse ai është konsumuar. Besimi është si goma fshirëse, zvogëlohet pas çdo gabimi.

Nuk ka pothuajse asnjë reflektim mbi korrupsionin si problem sistemik, përqendrimin e pushtetit, personalizimin e vendimmarrjes, dobësimin e institucioneve përballë ekzekutivit, konfliktet e interesit apo klientelizmin.

Fjala “korrupsion” shfaqet, vetëm një herë, në kontekstin e reformës në drejtësi dhe të së kaluarës,  dhe jo si “gangrenë” që duhet luftuar.

Dokumenti i shkruar bukur të bën të besosh se  problemi kryesor është administrata, ndërsa  ata që janë në bulevard (dhe jo vetëm ata) besojnë se problemi është vetë modeli i qeverisjes.

BESA pranon se instrumentet; konsultimi publik, vlerësimi i ndikimit, planet e performancës,  ekzistojnë prej vitesh në ligj; problemi ka qenë vetëm zbatimi formal i tyre. Po nëse është kështu, pse nuk funksionuan deri tani?  Mungonte  BESA?

BESA ngjan disi me Shqipëriaqeduam.al: problemet zgjidhen duke kapërcyer burokracinë dhe duke ndërhyrë nga lart, jo duke i lënë institucionet të funksionojnë vetë. BESA pretendon se nuk ndërhyn por koordinon, por Shqipëria nuk shkon në Bashkimin Europian me njësi të posaçme pranë Kryeministrit, sado mirë e argumentuar në letër. Shkon me institucione të forta, të pavarura nga cikli politik i çdo qeverie, me procedura që respektohen, jo që u kujtohet respektimi nga një kupolë koordinuese; me kontroll e balancë reale dhe llogaridhënie që prodhon pasojë, jo raport që lexohet e harrohet. Një njësi e re, sado e quajtur “koordinuese” e jo “vendimmarrëse”, rrezikon të shndërrohet në një mekanizëm kontrolli e diktimi.

(Auto)kritika e dokumentit ka një kufi të qartë, si te Hosteni në fund të viteve ’80: kritika shkon deri te drejtori, por jo më lart. Pranohet se administrata nuk ka dëgjuar, nuk ka komunikuar dhe nuk ka vlerësuar si duhet pasojat, por nuk shtrohet pyetja se kush e ndërtoi këtë model dhe kush mban përgjegjësinë politike për të.

Nëse është administrata që solli protestën, kush e ndërtoi këtë administratë? Nëse komunikimi dështoi, kush e projektoi modelin e komunikimit? Nëse vendimmarrja ishte e centralizuar, kush e centralizoi? Një dokument që flet kaq shumë për besimin do të fitonte besueshmëri reale vetëm nëse do të  guxonte të fliste për shkaqet jo vetëm për simptomat e tij. Në fund të fundit, administrata nuk përcakton çmimet, nuk rrit pagat, nuk ul koston e jetesës dhe as nuk zëvendëson institucionet që garantojnë llogaridhënie.

BESA e redukton krizën në një problem administrimi duke lënë jashtë tri sfida themelore  demokracinë,  ekonominë demografinë.

James Carville e dinte këtë kur formuloi sloganin që e ndihmoi Bill Clintonin të fitonte zgjedhjet e vitit  1992:  Në Shqipëri mund të thuhej it’s the economy, stupid.  Asnjë fjalë për ekonominë! Njerëzit kërkojnë jo vetëm një Shqipëri më të bukur, por një vend normal dhe të jetueshëm.

Besimi nuk prodhohet duke dëgjuar më mirë, po duke kufizuar pushtetin, duke rritur transparencën reale dhe duke ndërtuar institucione që i mbijetojnë ndryshimit të qeverisë. Por dallimi i vërtetë me votuesin amerikan nuk qëndron vetëm te retorika e qeverisë, qëndron te vetë mekanizmi i votës. Një pjesë e mirë e elektoratit, nuk e ndëshkon qeverinë me çmimin e bukës dhe vezëve, me cilësinë  e jeteses sepse vota shpesh nuk mat performancën, po identitetin dhe klientelën, punësimin, lidhjen partiake, frikën nga alternativa. Kur vota nuk lidhet me faturat që paguan, qeveria e ka gjithë hapësirën dhe luksin të flasë për “besim” dhe “kapital kombëtar”, e sigurt se llogaria nuk do t’i kërkohet atje ku dhemb vërtet.

Shqipëria po zbrazet me ritmin më të shpejtë në rajon; 27,628 banorë më pak vetëm në 2025, rreth gjysmë milionë banor  më pak mes 2011 dhe 2023, mosha mesatare  nga 35.5 ka vajtur 44.3 vjeç brenda një dekade. Po, kemi më shumë turistë, por më pak banorë.  Shqipëria duket më e bukur, por është më e zbrazët, më e plakur dhe më e shtrenjtë.

Asnjë nga shtatë treguesit e propozuar nga BESA nuk i mat këto.

Dhe pikërisht këtu qëndron boshllëku qendror i të gjithë arkitekturës së dokumentit : shtatë mekanizma matjeje, zero pasojë. “Rishikimi pas veprimit” analizon gabimin, po vetë dokumenti thotë shprehimisht se “nuk kërkon fajtorë”. Nuk ka standard/kriter që sjell dorëheqje, nuk ka pasojë për mos mbajtjen e fjalës, nuk ka pasojë as për përsëritjen e të njëjtit gabim.

BESA mbetet një dokument me ide moderne mbi dëgjesën, evidencën dhe matjen, po që lexohet më shumë si manual për administratën sesa si reflektim mbi modelin politik që prodhoi vetë krizën e besimit.

Vendi ka provuar tashmë sa vlejnë llafet e mira kur gurët mbeten në trastë dhe elefanti, siç ndodh gjithmonë, mbetet në dhomë edhe kur flitet gjatë për çdo gjë tjetër përveç tij.

Besa është fjala e dhënë. Dhe fjala e dhënë matet vetëm në një mënyrë: mbahet ose thyhet. Prandaj pyetja nuk është kush e kërkon Besën, por kush e mban.

Etiketa: besëEdi Ramaflamingolutfi dervishi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reforma territoriale, Berisha: Kryengritje deri në largimin e Ramës

12:38 : 25/07/2026
AKTUALITET

Protesta që Rama kërkon ta barazojë me “puplat” e flamingove

12:07 : 25/07/2026
AKTUALITET

Sazani, Zvërneci, protestat dhe pushteti: Kush fiton, kush humbet dhe kush paguan faturën?

08:29 : 25/07/2026
AKTUALITET

Doli shkresa, iku besa

22:16 : 24/07/2026
AKTUALITET

Simbolika në bulevard, protestuesit vendosin “140 krimba” kundër deputetëve

22:02 : 24/07/2026
AKTUALITET

Mbyllen fjalimet përpara Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

21:49 : 24/07/2026
Para

Thatësira zbulon një anije të mbytur prej vitit 1937 në lumin Danub

TË GJITHA

Spanja dhe Franca po digjen/ Mbi 250 mijë banorë detyrohen të braktisin shtëpitë

15:26 : 25/07/2026

Momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren që mbante peng

15:14 : 25/07/2026

Përshkallëzohet konflikti, Arabia Saudite dhe Houthit godasin njëra-tjetrën

15:01 : 25/07/2026

“Monopoli” Sigal/ Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë për Avni Ponarin

14:51 : 25/07/2026

KLSH nxjerr “skandalin” në Portin e Durrësit/ Miliona euro dëm, rekomandohet shkarkimi i Pirro Vengut

14:43 : 25/07/2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

14:22 : 25/07/2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

14:06 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinobetwoongrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş