Në ditën kur Kuvendi mban një nga seancat e fundit plenare përpara pushimeve verore, protestuesit kanë përcjellë një mesazh simbolik nga bulevardi përballë Kryeministrisë.
Me shkronja gjigante të vendosura në shesh është shkruar data “23 Korrik”, duke i bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së radhës që do të zhvillohet në këtë datë.
Mesazhi është vendosur në vendin ku prej më shumë se 50 ditësh zhvillohen protestat kundër qeverisë. Organizatorët u kanë bërë sërish thirrje qytetarëve të vijojnë pjesëmarrjen në tubime, duke theksuar se protesta do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.














