Analisti Alfred Cako ka bërë një sërë deklaratash të forta në emisionin “Top Story”. Cako foli për parashikimet që, sipas tij, kishte bërë Phil Schneider, duke pretenduar se bota po ndjek një plan të ndarë në katër faza, që përfshin luftërat, hologramet, kontrollin e mendjes dhe një sulm të simuluar nga alienët.
“Phil Schneider, i cili është vrarë, ka parashikuar katër faza. Një, do të bëhen luftëra në vende ku ka site të rëndësishme dhe të vjetra arkeologjike. U bënë luftëra në Irak, gjithashtu edhe në Iran, kudo goditen sitet arkeologjike për tu shkëputur sa më shumë me botën e shkuar të njerëzimit.
E dyta, kur nuk egzistonte hologrami ku kanë folur këta, do të shfaqet Jezusi në qiell do të shfaqet Jezusi apo Buda duke folur. E treta, do të jetë telekomunikimi përmes valëve të shkurtra që do të na flasin për të na ndryshuar mendimet nëpërmjet sistemit Harp.
Dhe e katërta, do të bëhet një filmim holografik, ku ne do të na simulohet një sulm i alienëve. Kjo do të bëhet pasi të mbyllen edhe luftërat botërore të planifikuara, që do të çojnë drejt shpopullimit”, u shpreh Cako.














