• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lamtumirë Enrik, gazetari që vrapoi gjithë jetën pas lajmit

08:40 : 19/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Komuniteti i gazetarëve dhe qyteti i Vlorës janë në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident tragjik në zonën bregdetare të Porto-Novës.

Vetëm 40 vjeç, Mehmeti la pas një karrierë mbi dy dekada në gazetari, një familje dhe dhjetëra kolegë që e kujtojnë si një profesionist të përkushtuar dhe një njeri me vlera.

Aksidenti tragjik në Porto-Novo, reagimi i policisë

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:40, në zonën e Dajlanit, pranë Porto-Novës në Vlorë.

Sipas Policisë, Enrik Mehmeti po drejtonte një motomjet me katër rrota, kur dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin, i cili u përmbys në një sipërfaqe bregdetare jashtë segmentit rrugor.

Gazetari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lexo edhe:

Një stuhi e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhet

U rrëzua në ballkonin e banesës nga era e fortë, humb jetën 61-vjeçari në Kosovë

Në motomjet ndodhej edhe një 18-vjeçar me inicialet K.S., i cili udhëtonte si pasagjer. Ai pësoi dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se në aksident nuk janë përfshirë mjete të tjera, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Kush ishte Enrik Mehmeti

Enrik Mehmeti ishte një nga gazetarët më të njohur të qytetit të Vlorës, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në median e shkruar dhe televizive.

Ai iu bashkua News24 që në ditët e para të krijimit të televizionit, duke u bërë për vite me radhë zëri i kronikës së qytetit bregdetar.

Raportimet e tij përfshinin ngjarjet kriminale, operacionet policore, problematikat sociale, zhvillimet turistike dhe çdo ngjarje me interes publik.

Pasioni për gazetarinë lindi shumë herët. Gjatë trazirave të vitit 1997, kur ishte vetëm 11 vjeç, ai shërbeu si përkthyes në kampin misionar “Alba”.

Më vonë ai ka treguar se pikërisht ajo eksperiencë e bëri të kuptonte se gazetaria do të ishte misioni i jetës së tij.

Përveç angazhimit në mediat shqiptare, Mehmeti bashkëpunoi edhe si korrespondent i televizionit italian RAI, duke raportuar drejtpërdrejt nga Shqipëria për zhvillimet më të rëndësishme.

Ironia e fatit

Humbja e Enrik Mehmetit bëhet edhe më prekëse për shkak të një postimi të tij vetëm pak javë më parë.

Më 10 qershor, ai kishte raportuar për shpëtimin e një të riu pas një aksidenti me motor, duke bërë thirrje për kujdes në drejtimin e mjeteve me mesazhin: “Kujdes në çdo kohë me motorin.”

Pak javë më vonë, ishte vetë ai që humbi jetën në një aksident të ngjashëm.

Homazhet në nderim të gazetarit

Qyteti i Vlorës do t’i japë sot lamtumirën e fundit gazetarit.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 12:00 deri në 14:00 në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë, ndërsa në orën 14:00 familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë do ta përcjellin për në banesën e fundit.

Reagimet prekëse të kolegëve

Lajmi për ndarjen nga jeta të Enrik Mehmetit ka sjellë reagime nga kolegët e tij. Gazetari Lutfi Dervishi shkroi:

“Ka lajme që refuzon t’i besosh, edhe kur i sheh të shkruara e të ritransmetuara kudo. Sapo mora vesh se Enrik Mehmeti është ndarë nga jeta. Vetëm 40 vjeç. Një koleg gazetar, baba i dy fëmijëve dhe një njeri që e njihja mirë. Ironia e fatit di të jetë e pamëshirshme. Më 10 qershor ai postonte me gëzim lajmin se një i ri kishte shpëtuar pas një aksidenti me motor, duke bërë thirrje: ‘Kujdes në çdo kohë me motorin’. Sot, një aksident i tillë ia ndërpreu jetën në mes. Fola me të një javë më parë. Më përsëriti ftesën që të kaloja disa ditë pushimesh me familjen në Vlorë. Tragjedi të tilla të bëjnë të kuptosh se e nesërmja nuk është kurrë e garantuar. Sonte, fatkeqësisht, lajmi është ai vetë. Nuk ka ngushëllim që mund t’ua lehtësojë dhimbjen familjarëve, bashkëshortes, dy fëmijëve, të afërmve dhe gjithë kolegëve. U prehsh në paqe, Enrik.”

Edhe gazetari Osman Stafa shprehu dhimbjen për humbjen e kolegut:

“Lajmi për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, Enrik Mehmetit, është tronditës dhe i dhimbshëm. Një gazetar i përkushtuar, profesionist dhe mbi të gjitha, një njeri i mirë, që për vite me radhë i shërbeu informimit të publikut.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Uroj që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë. Prehu në paqe, Enrik.”

Mesazhi i gazetares Klodiana Lala ishte po aq prekës:

“Më tronditi ikja jote Enrik! Le pas shumë dhimbje e hidhërim! Do të na mungosh, mik i mirë! Qofsh i parajsës!”

Ndarja e parakohshme e Enrik Mehmetit lë një boshllëk të madh në gazetarinë shqiptare dhe veçanërisht në komunitetin mediatik të Vlorës, ku ai ishte për më shumë se dy dekada një nga zërat më të njohur të kronikës dhe aktualitetit.

Etiketa: AksidentEnrik Mehmetigazetarklodiana lalakolegekronikëlutfi dervishimotorpoliciavdekjevlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një stuhi e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhet

22:06 : 21/07/2026
RAJONI

U rrëzua në ballkonin e banesës nga era e fortë, humb jetën 61-vjeçari në Kosovë

21:05 : 21/07/2026
BOTA

Zbuloi përplasjen Trump-Meloni, gazetari italian gjendet i vdekur në SHBA

18:10 : 21/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat në zonën e Ujit të Ftohtë

14:40 : 21/07/2026
AKTUALITET

Çmenduria me “Tigrat” në Vlorë/ KESH hap tender 20 mln € për operimin dhe mirëmbajtjen e karakatinave

14:03 : 21/07/2026
AKTUALITET

Aksident në Elbasan, gruaja përplaset nga një automjet pranë universitetit

13:20 : 21/07/2026
Para

Finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve

TË GJITHA

Stuhia godet Sarandën, ka të plagosur! Pemë të rrëzuara, trotuare dhe makina të dëmtuara

00:32 : 22/07/2026

Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente/ VIDEO

23:13 : 21/07/2026

Kujdes me vendimet dhe shpenzimet/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

23:00 : 21/07/2026

17 kg kokainë në motorin e makinës së prishur/ Arrestohet shqiptari në Francë, po transportonte mjetin me karrotrec

22:56 : 21/07/2026

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

22:30 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetultrabetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibom