Një prej pjesëmarrësve në protestën e 48-të para Kryeministrisë prezantoi një pankartë me firmat e shqiptarëve të diasporës, duke thënë se ajo simbolizon mbështetjen e emigrantëve për revoltën qytetare.
Sipas tij, firmat i përkasin shqiptarëve që janë larguar nga vendi dhe përfaqësojnë zërin e atyre që, sipas protestuesit, janë detyruar të emigrojnë.
Ai theksoi se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave të saj, ndërsa në fund u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë bojkotin ndaj mediave, duke e cilësuar edhe atë pjesë të aksionit protestues.















