Qarku i Kukësit është përfshirë pasditen e kësaj të marte nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe aktivitet të fuqishëm elektrik.
Stuhia ka prekur veçanërisht zonën e Tropojës, ku në njësinë administrative Lekbibaj reshjet intensive kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe materialesh inerte.
Si pasojë, në disa segmente rrugore janë depozituar masive dheu e gurësh, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e normalitetit në zonat e prekura.














