Një plagosje me mjet prerës është regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Ende nuk dihen motivet e incidentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.














