Gjykata Administrative e Tiranës i dha të drejtë Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, dhe e shfuqizoi aktin e rektorit Artan Hoxha.
Gjykata urdhëroi kthimin në detyrë të dekanes dhe deklaroi se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, që do të thotë dekania duhet të kthehet në detyrë që ditën e sotme, edhe nëse pala humbëse ankohet në apel.
Më 20 maj, dekania prof. dr. Dorina Hoxha u pezullua me urdhër të rektorit, pas shprehjes së interesit për kandidaturë në Këshillin e Lartë Gjyqësor. /Top Channel/
LEXO EDHE:










