Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, ku utomjeti që drejtohej nga shtetasi A. Ll., rreth 59 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën zbardhjen e plotë të ngjarjes.














