Protesta e 39-të e qytetarëve është mbyllur për ditën e sotme. Fillimisht ata u mblodhën në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas u drejtuan për të Kryeministria ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre.
Mes thirrjeve në kor, qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në protestën e ditës së sotme, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe shprehën pakënaqësit e qeverisje në këto vite.
“PD, PD klysha komunistësh”, “Edi Rama SPAK-you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, këto janë disa nga thirrjet e protestueve. Gjatë marshimit të tyre protestuesit u ulën para Parlamentit dhe thirrën njëzëri: “Parlamenti i krimit”
Revolta kaloi edhe para selisë së Partisë Demokratike, ku thirrën njëzëri: “Rama, Sala, f*ck you!” dhe “Opozitë e shitur!”. “Ju erdhi fundi, “O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen”, “O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”, ishin disa nga thirrjet e tjera që u dëgjuan gjatë marshimit.














