• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dorëheqja mashtruese e Vuçiç dhe mësimi për protestat e Tiranës!

08:24 : 01/07/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, RAJONI

Nga Enver Bytyçi

Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se për pak javë nuk do të jetë më president i Republikës së Serbisë. Ai ka shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare e presidenciale dhe në këto zgjedhje ka vendosur të garojë për postin e kryeministrit në krye të partisë së tij. Në një farë mënyre dorëheqja e Vuçiq nga posti i presidentit dhe kandidimi për kryeministër duket si një kurth, sepse kushdo të jetë president i vendit, nëse partia e Vuçiq fiton zgjedhjet dhe ky bëhet kryeministër, pushteti transferohet sërishmi në duart e dorëheqësit, sot ende president i Serbisë. Sido që të jetë protesta e studentëve dhe qytetarëve të Serbisë, e nisur në nëntorin e vitit 2024, pas shumë kohësh arriti gjysmën e qëllimit të saj.

Vendi shkoi në zgjedhje. Do të pritet verdikti i sovranit. Po a do të respektohet ky verdikt? Zgjidhjet gjysmake në fakt nuk I japin fund krizës, përkundrazi e thellojnë konfliktin. Ka shumë gjasa që rezultati zgjedhor t’ia mundësojë Aleksandër Vuçiq postin e kryeministrit. Dhe kjo do ta bëjë presidentin krejt honorifik, siç është psh presidenti i Shqipërisë. Rolin parësor e kyç në ushtrimin e pushtetit do ta ketë sërishmi ish-presidenti tashmë në doirëheqje e sipër. Kësisoj politikat në Serbi nuk është se do ta ndryshojnë kahjen e orientimit, të aleancave dhe të ushtrimit të demokracisë. Serbia do të mbetet një vend autokratik, me lidhje të ngushta me Rusinë në pikëpamje strategjike, anti-NATO dhe në shpërfillje sa i përket Bashkimit Europian. Për pasojë do të vazhdohet politika e mosnjohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Beogradit e madje do të shkohet edhe më tej me narrativat nacionaliste kundër saj.

Në këto kushte “revolucioni” serb i studentëve duket se ka mbetur në mes të rrugës. Me këto kondicione pushteti ka shumë gjasa të mbetet në duart e autokratit, Aleksandër Vuçiq. Ajo që u kërkua në fillim, krijimi i një qeverie të përkoshme e teknike me mandate një vjeçar, nuk u realizua. Vendi do të shkojë drejtpërdrejt në zgjedhje të reja. Aktorët politikë mbeten kryesisht po ato që ishin më parë, në një koalicion të gjerë anti-opozitë, anti-perendim, anti-shqiptar e sidomos anti-Kosovë. Me shumë gjasa ky ishte kompromisi i radhës që europianët bënë me Aleksandër Vuçiq. Edhe njëherë ai mundi t’i mashtrojë Brukselin dhe kryeqytetet e kontinentit europian, gjithnjë duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit. Prandaj dhe “dorëheqjen” e supozuar ose formale të Aleksandër Vuçiq mund ta konsiderojmë si makiazh, si një akt që normalisht do të duhej ta thellonte krizën dhe konfliktin në Serbi. Të presim zgjedhjet dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ndoshta do të ketë fakte manipulimi të atyre zgjedhjeve dhe do të rinisë një epokë e re e rezistencës. Të presim!

Lexo edhe:

Flamingot dhe tre premisa

Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje! Reuters: Shkak ngurrimi i administratës Trump dhe shpenzimet e ulëta në mbrojtje

Ajo që po ndodh në Beograd është një përvojë dhe mësim për rezistencën e rinisë në Tiranë dhe kudo në Shqipëri kundër regjimit autokratik të Edi Ramës. Rama i kishte rekomanduar vazhdimisht mikut të tij të ngushtë në Beograd, që ai të mos jepte dorëheqjen. Rekomandime të tilla ai u ka dhënë edhe homologëve të tjerë në BE. Sepse mbahet si lider global dhe me “mendje të ndritur” për të dhënë këshilla. Në këtë aspekt mendja djallëzore e Edi Ramës sa i përket protestës kundër tij shkon përtej malit, në anën që ne nuk e shohim dhe nuk e kemi përballë.

Edi Rama erdhi në pushtet thuajse në të njëjtën kohë me Aleksandër Vuçiq. Për të tërheq përkrahjen e europianëve dhe amerikanëve kryeministri ynë shpalli që në fillim logon “Zero probleme me fqinjët”! Kjo devizë pati dy qëllime: – Së pari t’i hapte rrugë marrëdhënieve miqësore me Serbinë dhe së dyti, të dallohej diferenca me parardhësin e tij, i cili konsiderohej radikal nacionalist, edhe për shkak të deklaratave në tubimet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë për fobinë anti-shqiptare të fqinjëve dhe europianëve. Rama, si një intelektual sqimatar e kapi fijen e lëmshit dhe përdori “paqen” me Serbinë, si armë të rritjes së simpatisë ndërkombëtare për të. Dyshja Rama-Vuçiq për një dekadë u panë si faktorët themelorë të stabilitetit ballkanik. Ndërkohë që ata nevojën për stabilitet e shfrytëzuan për të rikthyer regjimin autokratik në të dy vendet, si dhe për të dobësuar rolin e Kosovës në konfliktin e pazgjidhur me Serbinë.

Ato që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Serbi duhet të bëhen mësim për rininë dhe protestuesit shqiptarë, me qëllim që të mos përsëritet historia. Fitorja duhet të jetë sa më e pastër në favor të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Etiketa: doreheqjeEdi Ramaenver bytyciprotestaSerbiTiraneVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Flamingot dhe tre premisa

10:22 : 01/07/2026
AKTUALITET

Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje! Reuters: Shkak ngurrimi i administratës Trump dhe shpenzimet e ulëta në mbrojtje

09:54 : 01/07/2026
AKTUALITET

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit kalojnë para Parlamentit: Rama, Sala f*ck you!

22:07 : 30/06/2026
AKTUALITET

Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, Reuters: Administrata Trump rezerva ndaj Tiranës

21:59 : 30/06/2026
AKTUALITET

“Rama jep dorëheqjen”/ Pas fjalimeve, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

21:36 : 30/06/2026
AKTUALITET

Mjeku i “nxjerr bojën” Ramës: Premtove shëndetësi falas, ujë 24 orë dhe arsim, por dështove në gjithçka

20:49 : 30/06/2026
Para

Nga përmbytjet te pritja: Fermerët e Beratit ende pa dëmshpërblime! Përgjegjësia kalon nga një zyrë në tjetrën

TË GJITHA

Vrasja e Santiago Malkos/ Del para Apelit të GJKKO-së Ilir Selmani, shtyhet seanca

10:40 : 01/07/2026

Eleni Foureira tregon pse e mbante të fshehtë origjinën shqiptare

10:30 : 01/07/2026

“Albanian File” është provë krimi”/ Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama

10:27 : 01/07/2026

Flamingot dhe tre premisa

10:22 : 01/07/2026

Shisnin drogë në plazhet e Durrësit, arrestohen dy të rinj, u gjenden shumë parash dhe thikë

10:18 : 01/07/2026

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Si paraqitet gjendja e pasagjerëve të plagosur, mes tyre edhe 2 fëmijë

10:10 : 01/07/2026
Në foto: Idlir Themeli

Fatura “fiktive” 200 mijë euro/ Pensionistja Emine Themeli “këshilloi” Leonidha Çobon e “Bankers” për kompjuterat

09:58 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetperabetbetciojojobetcasibomJojobetjojobet