Një prej protestuesve foli në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë. Ai akuzoi Ramën dhe qeverinë për shitjen e naftës për pasurimin e vetes dhe oligarkëve.
Sakaq, shtoi se Rama ka dashur të shesë troje shqiptare si dhe të ndajë Kosovën, një pjesë të së cilës t’ia dhurojë Serbisë. Për të, Rama duhet të shkojë në burg.
Protestuesi: Keni bërë krime me naftën shqiptare. Shqipëria ka nga pellgjet më të mëdha të naftës në Europë. Paguajmë naftën 2 euro. Krim i organizuar që keni ditë me e bërë. Njerëzit e varfër paguajnë, jeni kaçakë që vidhini popullin. Për këtë e meriton burgun.
Ne si popull i Mallalakastr5ës ku ndodhet nafta nga investimi strategji që quani vjedhjet, populli që jeton në atë zonë, vetëm gazi dhe helmi bien. Paratë i merrni ju që i vidhini. Ju Shqipërisë nuk i keni sjellë kurrë një të mirë.
O kusarë. Ju keni bërë pazare edhe me trojet shqiptare. Nuk di harrohesh si njeri që i ke rënë gurit dhe drurit për të shitur Shqipërinë.
Je tradhtar dhe do marrësh me vete gjithë tradhtarë që kanë bashkëpunuar me Serbinë. Ke mbyllur 105 shkolla në jug. Ato shkolla shqipe u hapën në shkolla greke. Jeni duke greqizuar jugun me shkolla greke, varre greke. Keni dashur që një pjesë të Kosovës t’ja jepni Serbisë. Bëni gati pizhamet e burgut. Do të çojmë për ndryshe lakuriq, me i pacipë, tradhtarë, më i ndyrë. Nuk lëshojmë pe derisa të shpëtohet atdheu ynë i dashur. Ai Edi Rama nuk mund të prezantojë më shqiptarët. Ai prezanton sistemin mafioz. I ka ardhur fundi kësaj kohe.














