• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali u dha të drejtën, por jo pensionin! Emigrantët prisnin prej muajsh

20:52 : 17/06/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites

Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila hyri në fuqi në korrik të vitit 2025, u konsiderua si një nga arritjet më të rëndësishme për emigrantët shqiptarë.

Ajo u dha mundësinë mijëra qytetarëve të bashkojnë vitet e punës dhe kontributet e derdhura në të dy vendet për të përfituar pensionin që u takon.

Por për shumë emigrantë, rruga drejt këtij përfitimi nuk ka qenë aspak e lehtë.

Disa shqiptarë që jetojnë prej dekadash në Itali iu drejtuan emisionit Fiks Fare, duke denoncuar se kishin muaj të tërë që prisnin përgjigje për dosjet e pensionit. Ata kishin aplikuar menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, por nuk merrnin asnjë informacion për ecurinë e kërkesave të tyre.

Njëri prej tyre tregoi se kishte 13 vite pune në Shqipëri dhe 33 vite në Itali. Ai kishte dorëzuar dokumentacionin në korrik të vitit 2025 pranë patronatit në Itali, por pas shumë muajsh pritjeje nuk dinte ende se ku kishte mbetur dosja e tij.

Lexo edhe:

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë

Ligji i ri për pronat, përgjysmohet taksa për shtëpinë e parë

Një tjetër emigrant tha se kishte plotësuar kushtet për pension të parakohshëm sipas legjislacionit italian, me mbi 42 vite e 10 muaj kontribute. Edhe pse kishte aplikuar që në korrik 2025 dhe kishte bërë vazhdimisht kërkesa për informacion, ai nuk kishte marrë asnjë përgjigje konkrete.

Ndërkohë, një qytetar tjetër, që jeton prej më shumë se 30 vitesh në Itali, rrëfeu se ishte detyruar të vinte disa herë në Shqipëri për të ndjekur personalisht procedurat. Edhe pas aplikimit për bashkimin e kontributeve, përgjigjja që merrte vazhdimisht ishte vetëm një: “Duhet të presësh”.

Për të kuptuar arsyet e vonesave, Fiks Fare iu drejtua Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas Loreta Shkëmbit, drejtoreshë në ISSH, marrëveshja me Italinë ka sjellë një volum të jashtëzakonshëm pune për institucionin.

Ajo bëri me dije se nga 1 korriku 2025 deri më sot janë trajtuar mbi 7.500 kërkesa që lidhen me marrëveshjen shqiptaro-italiane. Sipas ISSH-së, procedurat shpesh zgjasin më shumë për shkak të verifikimeve të periudhave të punës, veçanërisht për vitet para 2012, kur kërkohet hapja e arkivave dhe rivlerësimi i dokumentacionit.

Për rastet konkrete të paraqitura nga Fiks Fare, ISSH sqaroi se dosjet ishin përpunuar dhe dokumentacioni ishte përcjellë pranë autoriteteve italiane.

Menjëherë pas interesimit të emisionit, qytetarët konfirmuan se kishin marrë informacionin dhe përgjigjet që prisnin prej muajsh. Përmes videomesazheve të dërguara në redaksi, ata falënderuan Fiks Fare për ndërhyrjen që ndihmoi në zhbllokimin e situatës.

Historia tregon se edhe kur një marrëveshje ndërkombëtare garanton një të drejtë të fituar, burokracitë dhe vonesat administrative mund ta bëjnë shumë të gjatë rrugën drejt përfitimit të saj.

Etiketa: ItaliMarrëveshja e pensionevepensioneShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë

22:02 : 17/06/2026
AKTUALITET

Ligji i ri për pronat, përgjysmohet taksa për shtëpinë e parë

20:12 : 17/06/2026
AKTUALITET

Italia e dëboi pas dënimit për grabitje dhe krime të tjera, shqiptari rikthehet ilegalisht! Arrestohet

12:04 : 17/06/2026
AKTUALITET

Ra nga motori dhe goditi kokën në asfalt, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

11:48 : 17/06/2026
AKTUALITET

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

11:15 : 17/06/2026
AKTUALITET

Eric Wendt emërohet ambasador i SHBA në Shqipëri, senati e voton me 51 vota pro

10:16 : 17/06/2026
Para

Zbardhet amendamenti/ PE kërkon ndalimin e ndërtimeve brenda zonave të mbrojtura në Shqipëri

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 18 qershor 2026

23:01 : 17/06/2026

“Nuk artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në pikëpyetje revoltën kundër Ramës

22:51 : 17/06/2026

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë me motor në humnerë

22:39 : 17/06/2026

Protestuesit marshojnë drejt Pallatit me Shigjeta: Edi Rama ka mbaruar!

22:32 : 17/06/2026

Ronaldo nuk arrin të bëjë diferencën në barazimin e Portugalisë

22:26 : 17/06/2026

Igli Tare dhe Joana Bushi ‘prestanome’/ Ja si Belinda Balluku fshehu vilën në Dhërmi

22:24 : 17/06/2026

Nga ‘Mali i Tiranës’ te kullat e tjera luksoze, cili do jetë fati i projekteve të Ilir Shtufit

22:18 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetkralbetpadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş