• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji i ri për pronat, përgjysmohet taksa për shtëpinë e parë

20:12 : 17/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Nga viti 2029 pritet të ndryshojë mënyra se si do të taksohen apartamentet dhe banesat në Shqipëri. Qeveria ka përgatitur një projektligj të ri për taksën mbi pasurinë e paluajtshme, që parashikon kalimin drejt një sistemi të bazuar në vlerën e tregut të pronës.

Sipas draftit që ka parë skyweb.al, ndryshimi prek drejtpërdrejt pronarët e apartamenteve, pasi taksa nuk do të lidhet më vetëm me sipërfaqen apo me vlera reference të përgjithshme, por me vlerën e përafërt të tregut të pasurisë. Kjo do të thotë se një apartament në qendër të Tiranës dhe një apartament me të njëjtën sipërfaqe në periferi nuk do të paguajnë domosdoshmërisht të njëjtën taksë.

Projektligji parashikon që taksa mbi pasurinë e paluajtshme të mbetet taksë vendore dhe vjetore. Të ardhurat do të shkojnë për bashkinë ku ndodhet prona, ndërsa vlera e taksueshme do të përcaktohet mbi bazën e vlerës së vlerësuar të pasurisë, e cila duhet të jetë e përafërt me vlerën e tregut.

Pika më e rëndësishme për familjet është diferencimi i banesës së parë. Sipas projektligjit, për banesën e parë të individit do të aplikohet një zbritje prej 50% të vlerës së vlerësuar të saj, por brenda një pragu maksimal të përcaktuar në ligj.

Nëse një qytetar ka vetëm një banesë, zbritja për banesën e parë do të aplikohet automatikisht. Pra, ai nuk do të ketë nevojë të bëjë vetëdeklarim në bashki.

Lexo edhe:

Zbardhet amendamenti/ PE kërkon ndalimin e ndërtimeve brenda zonave të mbrojtura në Shqipëri

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali u dha të drejtën, por jo pensionin! Emigrantët prisnin prej muajsh

Ndryshe do të veprohet për ata që kanë dy ose më shumë banesa. Në këtë rast, pronari duhet të vetëdeklarojë se cila prej tyre është banesa e parë. Nëse nuk e bën këtë deklarim, sistemi do ta aplikojë automatikisht zbritjen për banesën që ndodhet në bashkinë me pragun më të ulët të zbritjes. Nëse personi ka më shumë se një banesë në atë bashki, zbritja do të aplikohet për pronën me vlerën më të ulët.

Kjo do të thotë se apartamenti i parë do të ketë trajtim më të lehtë tatimor, ndërsa banesat e dyta, apartamentet bosh apo pronat e tjera të mbajtura për investim mund të paguajnë më shumë.

Projektligji sjell një tjetër ndryshim të rëndësishëm për apartamentet që përdoren për turizëm. Banesat që përdoren për të ofruar akomodim për turistët do të klasifikohen si “ndërtesa për veprimtari ekonomike”. Kjo kategori pritet të ketë nivel më të lartë taksimi sesa banesat e përdorura vetëm për qëllime banimi.

Sipas relacionit, për ndërtesat për banim niveli i taksës parashikohet në intervalin 0.1% deri në 0.2% të vlerës së taksueshme. Për ndërtesat për veprimtari ekonomike, niveli parashikohet nga 0.15% deri në 0.25%. Shkalla konkrete do të përcaktohet sipas rregullave të ligjit dhe vendimmarrjes vendore brenda kufijve të përcaktuar.

Në praktikë, një apartament i përdorur si banesë e parë do të përfitojë ulje të ndjeshme në bazën e taksimit. Ndërsa një apartament i dytë apo një pronë e përdorur për qira ditore mund të trajtohet me barrë më të lartë.

Projektligji përcakton edhe se kush do ta paguajë taksën. Si rregull, taksapagues do të jetë pronari i regjistruar i pasurisë. Në mungesë të regjistrimit, përgjegjës do të jetë personi që disponon dokumentin e pronësisë. Për pronat pa dokument pronësie, detyrimin do ta ketë poseduesi i pasurisë.

Për ndërtesat e papërfunduara, taksa do të varet nga statusi i objektit. Nëse ndërtesa është në ndërtim me leje, përgjegjës për pagesën do të jetë zhvilluesi. Por nëse njësi të veçanta janë vënë në përdorim apo u janë kaluar personave të tjerë, detyrimin do ta kenë pronarët ose poseduesit e këtyre njësive.

Nga taksa përjashtohen disa kategori sociale. Projektligji parashikon përjashtim për banesat e deklaruara si vendbanim të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe për banesat e kryefamiljarëve që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistë ose persona të paaftë për punë në ngarkim të tyre.

Përjashtohen gjithashtu banesat sociale në pronësi të pushtetit vendor, si dhe banesat që përdoren si banesa sociale në bazë të marrëveshjeve me bashkitë.

Sistemi i ri nuk pritet të hyjë menjëherë në zbatim. Sipas relacionit, taksimi i njësive të ndërtesave mbi bazën e vlerës së tregut do të nisë nga viti tatimor 2029, ndërsa për parcelat nga viti 2031. Deri atëherë do të ketë një periudhë kalimtare.

Qeveria argumenton se reforma synon ta bëjë sistemin më të drejtë, pasi sot prona me vlera të ndryshme tregu mund të paguajnë detyrime të ngjashme. Por për pronarët, ndryshimi më i ndjeshëm do të jetë fakti se apartamenti i parë diferencohet, ndërsa pronat e tjera do të jenë më të ekspozuara ndaj taksimit sipas vlerës së tregut. /skyweb.al

Etiketa: apartamenteqeraqeveriaShqiperishtepi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet amendamenti/ PE kërkon ndalimin e ndërtimeve brenda zonave të mbrojtura në Shqipëri

21:02 : 17/06/2026
AKTUALITET

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali u dha të drejtën, por jo pensionin! Emigrantët prisnin prej muajsh

20:52 : 17/06/2026
AKTUALITET

Me pankarta dhe flamuj në duar/ Edhe qytetarët e Elbasanit në protestë kundër Ramës

20:23 : 17/06/2026
AKTUALITET

I moshuari në protestë: Po vuajmë për bukën e gojës! Pensioni s’na del as për ilaçe

20:13 : 17/06/2026
AKTUALITET

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

11:15 : 17/06/2026
AKTUALITET

Eric Wendt emërohet ambasador i SHBA në Shqipëri, senati e voton me 51 vota pro

10:16 : 17/06/2026
Para

I moshuari në protestë: Po vuajmë për bukën e gojës! Pensioni s'na del as për ilaçe

TË GJITHA

Protestuesi: Rama je tradhtar! Ke mbyllur 105 shkolla shqipe në jug, doje të shisje Kosovën

21:15 : 17/06/2026

Zbardhet amendamenti/ PE kërkon ndalimin e ndërtimeve brenda zonave të mbrojtura në Shqipëri

21:02 : 17/06/2026

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali u dha të drejtën, por jo pensionin! Emigrantët prisnin prej muajsh

20:52 : 17/06/2026

“Duam vetëm ujë në lumë”, tufa e dhive i bashkohet protestës para kryeministrisë

20:41 : 17/06/2026

U mbyt në liqenin e Ulzës, gjendet trupi i pajetë i 37-vjeçarit

20:35 : 17/06/2026

Qytetarët zgjedhin paradën me flamingo për të përshëndetur amendamentin e PE

20:24 : 17/06/2026

Me pankarta dhe flamuj në duar/ Edhe qytetarët e Elbasanit në protestë kundër Ramës

20:23 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetsmovepadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet giriş