Me thirrjen “Çohu nga kafja”, ka nisur protesta e radhës kundër ndërtimit të resortit të Zvërnecit, në sheshin qendror të Fierit.
Në fjalën e tyre protestuesit kanë kundërshtuar jo vetëm politikat e qeverisë për shitjen e pronave publike, por edhe politikat që kanë varfëruar popullin.
Protestuesit i kanë bërë thirrje njëherazi kryeministrit Rama të ballafaqohet me qytetarët e revoltuar pasi nuk mund të vazhdojë ta mbajë vendin peng.
Njëherazi protestuesit i kanë bërë thirrje edhe drejtësisë të reagojë ndaj thirrjeve të qytetarëve , “Rama në burg,” “Berisha në burg,” pasi në të kundërt, do të jetë populli ai që do të vendosë drejtësi.
Protesta është përmbyllur me marshimin e protestuesve në rrugët kryesore të qytetit të cilët me pankarta në duar nuk kanë ndalur thirrjet për anulimin e projektit.














