Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i pajetë një person.
45-vjeçari Arben Karamuço, i cili drejtonte një motomjet me 4 goma, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë Arben Karamuço ka ndërruar jetë, ndërkohë që një grua e cila ishte me të në motomjet, ka arritur të shpëtojë.














