Policia në Lezhë na nisur procedimin penal ndaj një gruaje 30-vjeçare.
Sipas policisë, Ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar pranë policisë se ajo ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe pas këtij veprimi, ajo është larguar jashtë vendit.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Sh., 30 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se ajo ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe është larguar jashtë vendit.”,- thuhet në njoftimin e policisë.














