Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka e ka konsideruar një sulm ndaj popullit opozitar, goditjen që mori kryedemokrati Sali Berisha gjatë protestës së kësaj të diele, 22 mars.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noka tha se sulmi ndaj liderit të opozitës është i urdhëruar personalisht nga Edi Rama.
“Sulmi ndaj liderit të opozitës është i urdhëruar personalisht nga Edi Rama.
#PD kërkon zgjidhje politike, por nëse Ramën e gënjeu mendja se do trembeshim nga bombolat serbe që ai merr nga Vuçiq, radhës tjetër, për të na ndalur, ta provojë me koka bërthamore.
Goditja e liderit të opozitës është sulm mbi popullin opozitar. Skenar Putinist.”- shkruan Noka.














