• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tani “hani Kos”, Rama “kastron” zyrtarucët e Brukselit

19:42 : 12/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama dukshëm i bezdisur nga “procedurat idiote” sipas tij të leximeve të raporteve të PD-së dhe PS-së për imunitetin e Ballukut, mezi priti çastin e votimit dhe pa parë ende rezultatin që e dinte me kohë e vakt, krisi e iku.

Bela e tij nuk iu dorëzua SPAK-ut, ndërsa njëkohësisht sfidoi jo një nga institucionet e reja të drejtësisë, por gjithë aradhën e atyre ndërkombëtarëve që besuan tet “vizioni” i Ramës se do mbështeste një drejtësi të pavarur.

Nuk mund të ishte aspak befasi për vendet e BE-së dhe qendrës së saj në zemër të Brukselit. Edi Rama e kishte paralajmëruar se do të dilte kundër gjithkujt që kërkonte që në duart e “brishta” të Belinda Ballukut të shtrëngoheshin parangat, pavarësisht se mbi të ka akuza që mund të shkojnë deri në 35 vite dënim me burg.

Njeriu që çirrej dhe mbante si etalon të qeverisjes së tij reformën në drejtësi, për të cilën mburrej se e lindi dhe rriti, sot vrau pjellën personale, dhe këtë e beri në formë sfide në sytë e njerëzve që flasin anglisht apo gjermanisht.

Lexo edhe:

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

Prokuroria Speciale u thërmua nën këmbët e Edi Ramës, ndërsa personazhet që dërgonin në Bruksel raporte dhe deklarata për “arritjet e qeverisë” në proceset e integrimit të Shqipërisë, mbetën të menderosur. Nuk është aspak problem për ta me shpresën se edhe Bela do harrohet pas tre ditësh me turpin që kapërdihet pas një gote vere, shishja e të cilës kushton 33 mijë euro.

Kushdo që është kundër alkoolit, mund të shtyje turpin me “kos” si nënprodukt i qumështit, apo të ridëgjojë deklaratat e Marta Kos, Komisioneres për zgjerim të BE-së. “Po, zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë, por edhe për BE”, deklaroi Kos, në vizitën e fundit dy muaj më parë në Tiranë, kur u pyet për zgjedhjet e 11 Majit të vitit të kaluar.

As vetë Rama nuk u besoi veshëve, por zyrtarucë të tillë që vijnë me pompozitetin e përfaqësuesve të BE-së shijojnë atë kohë në Tiranë nga pritja “madhështore” e qeverisë që përzgjedh këndshëm resteronatet ku drekojnë e darkojnë, apo hotelet ku do bëjnë një sy gjumë. Për ta Shqipëria është ajo që shitet nga zyrtarët që takojnë dhe më pas dërgojnë raporte se qeveria shqiptare po ecën përpara, është partnere e besueshme dhe po bën hapa të mëdha në ndarjen e pushteteve, duke mos u bërë pengesë në sistemin e drejtësisë.

Rasti më i fundit ajo e sfidës, përbuzjes dhe vrasjes publike të “birit SPAK” që cënoi paksa “babain”, është shfaqja e vërtetë që “bosi i Surrelit” me 83 “darë” të Parlamentit, kastruan edhe ndërkombëtarucët e Brukselit për t’i kthyer edhe ata në eunukë që shërbejnë në haremin e “parkut Eden”. Vetëm dy rrugë la, ose të “hanë Kos”, ose të dëgjojnë perzonazhe Brukseliane me të njëtin llagap si nënprodukti i tharutuar i qumështit.

Etiketa: BEbelinda ballukuEdi Ramapsspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026
BOTA

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
Para

Analiza/ A mund të arrijnë çmimet e naftës 200 dollarë për fuçi

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom