• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, “El Chapo” i Rilindjes së vdekur në dinjitet

21:16 : 26/02/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Me një të rënë lapsit, kryeministri Edi Rama lëvizi gjysmën e kabinetit të tij qeveritar. E para ra Belinda Balluku, por nuk e fundosi plotësisht, duke i “prerë” një gisht si Pirro Vëngu dhe zëvendësuar atë me Ermal Nufin, një personazh pa profil që së fundmi ka qenë pjesë e stafit të ngushtë të Ballukut, në fillim si këshilltar dhe më vonë si drejtues i Bordit të Rrugëve. Tek Infrastruktura vendosi Enea Karakaçi, edhe ai një vartës i ish-zëvendëkryeministres Balluku.

Edhe (sy) Petriti i financave mbeti në qeveri si krahu i Ballukut. Ra nga “kali” Elisa Spiropali, e cila pa sesi “idhulli i saj” në përjetësi e largoi për të mos i ofruar asgjë. Në vendin e Spiropalit u emërua ambasadori Ferid Hoxha, diplomat karriere me integritet deri më tani, por mund të pendohet në vijim teksa do kuptojë qartë se kë kryeqeveritar do përfaqësojë në arenën ndërkombëtare. E paorientuara me postin që mbante Albana Koçiu iku nga Ministria e Brendshme duke zënë një karrige bosh pranë kryeministrit, vendin e saj e zuri Besfort Lamalllari, që me siguri tenderin e radhës do e ketë për gaz lotsjellës me shumicë dhe pajisje të tjera për shpërndarje protestuesish.

Drejtësinë ia dha Toni Gogut, pastorit të “urtë” që pi dy “nëna”, Veliajn e Ramën. Po çfarë treguan këto lëvizje? Së pari Balluku është një zë i heshtur që i ka mbetur të urojë ish-vartësit e saj që e duan shumë por “shefit të madh” akoma më shumë për t’iu bindur deri në përjetësi.

Kjo kozmetikë e Ramës, në ndryshim të thellë në qeveri, por aspak në koncepte, treguan për të disatën herë radhazi tredhjen deri në palcë të njerëzve pranë tij, të çdo deputeti, ministri apo drejtuesi të Rilindjes.

Lexo edhe:

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

Ndryshe nga herët e tjera, këto lëvizje të Ramës nuk përbëjnë kuriozitet domethënës për situatën që po kalon vendi. Rama nuk mundet të shesë ndryshimet në qeveri si sinjal se Shqipëria po devijon paksa nga udha e korrupsionit. I mbetet ende në duar fati personal i Belinda Ballukut nëse duart e tij do të shtrëngojnë ose jo prangat në duart e Belës. Si mjeshtër i “kastrimit trunor” brenda oazit personal Rama mund të kryejë lëvizjen e radhës duke e lëshuar përfundimisht Ballukun, por me joshjen se njerëzit e saj do të kenë në duar “kasafortën” e taksave të qytetarëve.

Kryeministri mori një tjetër adrenalinë personale, teksa u kënaq me eunukët e tij që vetëm e dëgjonin dhe nuk bzanin. Ndonjë lot ministreje që u shkarkua, apo ministri që portin e ktheu në han pa porta, nuk konsiderohet as si dëm kolateral. Në vitin e 13 të qeverisjes Rama rikonfirmoi veten si “El Chapo” i Rilindjes së tashmë duket e vdekur.

Etiketa: belinda ballukuEdi RamahetimeRilindjeshkarkim i miistravespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
Para

Shiti shtëpinë në 2015-ën, qytetari në Berat del debitor për dritat në 2026-ën!

TË GJITHA

Aksidenti tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të plagosurve

09:49 : 05/06/2026

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom