• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS nuk dorëzon Ballukun, akuza për kërcënim dhe joshje dëshmitarësh

17:32 : 23/02/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pesë orët e diskutimit në Këshillin e Mandateve bënë bashkë SPAK dhe opozitën mbi kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, por gjetën ende refuzimin e mazhorancës.

Pritet ditët në vijim se çfarë do të ndodhë dhe gjithçka varet nga vendimi politik i PS-së, pasi ai juridik, duket se është rënduar edhe më shumë për Ballukun.

Faktet e reja

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi, pas përfundimit të mbledhjes, dha hollësi mbi gjithçka ishte diskutuar, duke u shprehur se mbledhja ishte regjistruar nga ana e opozitës dhe se ishte i lirë të tregonte gjithçka, pasi sipas tij, nuk kishte një vendim me votim nga Këshilli i Mandateve që mbledhja të ishte sekret me dyer të mbyllura.

Duke shfrytëzuar këtë hollësi, Bardhi dha detaje nga qëndrimi i Prokurorisë Speciale.

Lexo edhe:

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

“Prokuroria tha se kur u kërkua ndaj Ballukut masa ndaluese, ajo rrezikonte dënim në maksimum deri në 10 vite burg. Sot që flasim, u shprehën prokurorët, nëse provohen të gjitha akuzat e ngritura ajo rrezikon në maksimum 35 vite burg”, tha Bardhi, duke iu referuar qëndrimeve në mbledhje.

Sipas tij, “kjo tregon se jemi në një situatë të rënduar sa i takon krimeve të kryera nga Balluku”

“Prokurorët në një dëshmi tronditëse i kanë vendosur në dispozicion Këshillit të Mandateve provat konkrete se si Balluku përmes dy formave, të fortëve që kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku dhe forma e dytë përmes zyrtarëve, anëtarë të kabinetit të Ballukut, që kanë kërcënuar dëshmitarët se do hiqeshin nga puna familjarët atyre që dëshmonin ndaj Ballukut dhe më pas i kanë ofruar edhe para që të ndryshonin dëshmitë që kanë dhënë”, tha Bardhi.

Mazhoranca

Për shkak të forcës së kartonit, dhënia e autorizimit për arrestimin ose jo të Belinda Ballukut tashmë është në duart e opozitës.

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist. Taulant Balla, la të kuptohet se në fazën aktuale nuk do të aprovojnë kërkesën e SPAK.

“Në përfundim të këtij procesi, duke qenë se pala tjetër e kishte marrë vendimin para se të bëhej shqyrtimi, ndërkohë që në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve, kam informuar Këshillin e Mandateve, ne nuk ishim dakord me atë mënyrë sesi është propozuar. Do të keni një informim nga ana ime dhe anëtarëve të tjerë në një nga mbledhjet e para të grupit. Pas atij komunikimi, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në përfundim të këtij procesi, sapo kolegu Ulsi Manja të ketë hartuar raportin në emër të pesëshes sonë. Masa e pezullimit besoj se është e mjaftueshme”, tha Balla.

Prokuroria

Prokuroria Speciale SPAK më datë 16 dhjetor dërgoi në Kuvend kërkesën për marrjen e autorizimit për “arrestimin e ish-ministres Belinda Balluku”. Ajo akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve të ankende ose tendera publike”, në nëntë raste.

Ato përfshijnë hetimet për Tunelin e Llogarasë dhe disa lote të Unazës së Madhe në Tiranë. Si pjesë e këtij hetimi në SPAK janë paraqitur biznesmenë dhe persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me veprimtarinë e Belinda Ballukut.

Së fundmi edhe Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryeministrit si të papajtueshëm me Kushtetutën masën e pezullimit të saj nga detyra. Me votimin katër pro dhe katër kundër, tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese lanë në fuqi vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë: “Pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës për të dalë jashtë vendit”. Kjo masë sipas mazhorancës është e mjaftueshme që SPAK të hetojë. /Faktoje.al

Etiketa: belinda ballukuEdi Ramakeshilli i mandatevespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Arteria e “shpëtimit” drejt Juglindjes në kolaps, banorët e Spatharit paralajmërojnë bllokim

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom