Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Edi Rama po e mban pushtetin me akte dhune ndaj protestuesve, pasi e ka kuptuar se “politikisht ora e tij ka mbaruar”.
“Mendoj se Rama e ka lexuar dhe kuptuar shumë mirë protestën. Po sillet sipas marzhit të vogël që ka. Ai ishte mësuar me kundërshtar që luftonin në të njëjtin sistem. Sot i ka dalë përballë një gjë që do përmbysjen e këtij modeli.
Ai e ka kuptuar se marzhi i tij i lëvizjes është shumë i vogël. Një njeri më ketë marzh mundohet të sillet si lideri i një pakice që do të shtypë një shumicë. Sjellja e Ramës në këto muaj kjo është. Ai nuk është idiot që të thotë, CNN është media që bën fake news, që potestuesit janë nga Irani. Bëhet për përçarjen e shoqërisë. Nuk është idiot që për vezë ushtron dhunë.
Por dhuna është i vetmi mjet që përballë një shumicë shqiptarësh që refuzojnë modelin e tij, mund ta mbajnë në pushtet. Rama e ka kuptuar se politikisht ora e tij ka përfunduar. Prandaj po sillet si satrap, që atë që deri tani bënte sikur e mbante me votë, e mban me dhunë”, deklaroi Bushati.














