• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Peticioni për përjashtimin e Argjentinës nga Botërori thyen rekorde, mbi 23 milionë firma

10:38 : 24/07/2026
në SPORT

Mbi 23 milionë persona në mbarë botën kanë firmosur online një peticion që kërkonte përjashtimin e përhershëm të Argjentinës nga Kampionatet Botërore.

Një numër i pabesueshëm firmash që e çoi nismën shumë pranë rekordit Guinness, vetëm pak larg peticionit që ka thyer çdo rekord mbështetjeje, atij të “lëvizjes Jubilee 2000”, të nisur në vitin 1997 dhe që kërkonte faljen e borxheve të pashlyeshme të vendeve më të varfra të botës deri në fund të vitit 2000.

Edhe pse nuk do të ketë asnjë pasojë konkrete, ky është manifestimi më i qartë i pakënaqësisë së përgjithshme që lindi pas edicionit të fundit të Botërorit, ku skuadra e Scalonit ishte ndër kombëtaret më të kontestuara.

Peticioni, i cili qëndroi aktiv vetëm për pak javë përmes një URL-je të dedikuar (argentinaout.com) dhe u promovua nga një nismë qytetare, akuzonte hapur FIFA-n dhe arbitrat se ishin “në anën e Lionel Messit dhe Argjentinës”, duke shtuar në arsyetimin për mbledhjen e firmave edhe këto fjalë:

“Pse pjesa tjetër e botës duhet të garojë kur fituesi është vendosur tashmë? Përjashtojeni Argjentinën nga Botërori dhe jepuni të gjithëve një mundësi të barabartë”.

Lexo edhe:

Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Jam krenar për këtë grup

Argjentina inekzistente në finale, ‘L’Equipe’ nuk kursehet: Do t’i duhej një vjedhje për të fituar

Një provokim i qartë që në titull, “Argentina out”, por që mori një mbështetje të jashtëzakonshme në nivel global: 23.316.108 persona e firmosën atë, nga 170 vende të ndryshme, “në më pak se një javë”.

Nga lindi pakënaqësia kundër Argjentinës: nga favorizimet arbitrare te Ishujt Falkland

Pakënaqësia dhe bezdia ndaj kombëtares që duhej të mbronte titullin botëror të vitit 2022 kishte kohë që ziente, me shumë tifozë të kombëtareve të tjera që nisën të besonin në një teori “komploti”, të organizuar në nivelet më të larta të FIFA-s, me dorën dhe vullnetin e presidentit të saj Infantino.

Shumë njerëz nisën të ndërtonin një varg supozimesh, duke e mbështetur këtë teori me elementë të ndryshëm: nga vendimet e diskutueshme të arbitrave në favor të Argjentinës, si në çerekfinalen kundër Egjiptit, te mungesa e masave disiplinore pas fitores ndaj Anglisë në gjysmëfinale, kur u shfaq një banderolë me sfond të qartë politik, një çështje që FIFA zakonisht e ndëshkon ashpër, me mbishkrimin “Falklandet janë argjentinase”, për të cilin nuk pati asnjë pasojë.

E deri te qëndrimi provokues sërish ndaj anglezëve, i ndëshkuar me shumë hezitim nga arbitrat, që më pas shpërtheu në sherrin e turpshëm kundër Spanjës, për të cilin ende priten rezultatet e hetimit disiplinor që vazhdon.

Për të gjithë këta elementë, fillimisht në heshtje e më pas gjithnjë e më fuqishëm, mori jetë teoria e komplotit në favor të “Scalonetës” dhe Leo Messit.

Kjo teori u shndërrua më pas në një peticion, ndoshta të lindur si shaka dhe pa ndonjë shpresë reale për sukses, por që, përkundrazi, nxori në pah një pakënaqësi jashtëzakonisht të përhapur, e cila u bë katalizator global, duke mbështetur një nga sloganet që qarkullonin në internet: “FIFA na injoroi, por Spanja bëri detyrën e saj.

Faleminderit, Spanjë”. Dhe tani, kujtdo që do të marrë stafetën pas Messit në fushë dhe pas Scalonit në stol, do t’i duhet të mendojë jo vetëm se si ta rikthejë Argjentinën në majën e botës, por edhe se si të pastrojë një reputacion aspak të pacenueshëm.

 

Etiketa: ArgjentinaBoterorpeticion

Lajme të lidhura

Botërori 2026

Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Jam krenar për këtë grup

20:07 : 20/07/2026
SPORT

Argjentina inekzistente në finale, ‘L’Equipe’ nuk kursehet: Do t’i duhej një vjedhje për të fituar

13:04 : 20/07/2026
SPORT

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

11:38 : 16/07/2026
SPORT

Angli-Argjentinë, beteja për finalen e Botërorit, mungesat dhe formacionet e mundshme

13:23 : 15/07/2026
SPORT

VAR nderoi Argjentinën, Xhaka pas eliminimit të Zvicrës: Gjyqtari e “vrau” ndeshjen!

12:30 : 12/07/2026
SPORT

Trajneri i Egjiptit shpërthen pas eliminimit: Botërori është i manipuluar, duan të fitojë Argjentina

09:58 : 08/07/2026
Para

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësorin

TË GJITHA

Institucionet e Kosovës në ngërç, Haxhiu: Kuvendi i ri mblidhet më 6 gusht

12:00 : 24/07/2026

Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 16-vjeçari në Tiranë

11:53 : 24/07/2026

Zyrtare/ Jürgen Klopp merr drejtimin e Gjermanisë

11:47 : 24/07/2026

Gjenerata Z kundër Ramës/ Le Monde: ‘Revolucioni i Flamingove’ po u jep krahë të rinjve shqiptarë!

11:39 : 24/07/2026

Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje, tek kërcënimet. Profili i Refit Buzit

11:32 : 24/07/2026

Bllokohet Kapshtica, greva e doganierëve grekë pezullon kalimin e mjeteve

11:30 : 24/07/2026

Pas krimit në Roskovec, autori kërcënon me vetëvrasje, ‘ngujohet’ brenda makinës

11:28 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom