• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përmbytjet/ Klima ka ndryshuar, qeveria ende me projekte të viteve ‘80

16:23 : 12/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ky vit ka filluar me një numër fatkeqësish natyrore për qytetarë të zonave të ndryshme të Shqipërisë. Në një mëngjes të zakonshëm pas reshjeve intensive, familje të tëra në zona të ndryshme të vendit u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa rrugët u mbuluan nga uji dhe toka bujqësore u kthye në baltë.

Ajo që dikur konsiderohej një episod i rrallë, sot po kthehet në një realitet të përsëritur. Shkodra, Lezha, Durrësi, Fieri dhe Lushnja janë vetëm disa nga zonat që përballen gjithnjë e më shpesh me përmbytje. Megjithatë, në dokumentet zyrtare dhe në hartat e riskut, disa prej këtyre zonave klasifikohen si me rrezik të ulët ose jashtë zonave problematike. Në letër, rreziku duket se nuk ekziston; në terren, përmbytjet ndoshin sa herë bien shira të rrëmbyeshëm.

Në letër zonat janë të sigurta. Në terren përmbyten.

Planifikimi urban dhe investimet publike mbështeten mbi hartat e rrezikut nga përmbytjet të publikuara nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG). Zonat klasifikohen sipas probabilitetit statistikor, “1 herë në 50 vjet” ose “1 herë në 100 vjet”. Në praktikë, zona të konsideruara me risk të ulët janë përmbytur disa herë brenda një dekade. Në hartat zyrtare, zona si Maliqi në Korçë apo pjesë të Lezhës figurojnë jashtë rrezikut, ndërsa realiteti në terren tregon të kundërtën.

Eksperti i menaxhimit të burimeve ujore Erjon Kalaja, me përvojë të gjatë në modelimin hidrologjik dhe planifikimin e infrastrukturës ujore, shpjegon se problemi nis pikërisht te këto harta.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

“Hartat nuk mbulojnë të gjithë territorin e vendit dhe janë hartuar kryesisht në kuadër të projekteve të financuara nga donatorë, jo mbi bazën e nevojave reale të territorit. Shumë zona si Lezha, Gjirokastra, Korça dhe rajone të tjera nuk janë përfshirë fare në projektet e modelimit hidrologjik. Në praktikë, kjo do të thotë që rreziku ekziston, por në hartë thjesht nuk figuron,” shpjegon ai.

Sipas tij, mungesa e hartëzimit nuk do të thotë mungesë rreziku, por mungesë informacioni: “Kur një zonë nuk ekziston në hartë, kjo nuk do të thotë që nuk përmbytet. Do të thotë vetëm që shteti ka zgjedhur të mos e shohë.”

Megjithatë, pikërisht mbi këto harta të papërditësuara jepen leje ndërtimi, miratohen plane zhvillimi dhe investohen miliona euro në projekte publike. Shqipëria po përjeton periudha të gjata thatësire të ndjekura nga reshje shumë intensive në kohë të shkurtër.

“Infrastruktura ekzistuese, e projektuar mbi të dhëna historike, nuk i përballon këto ngarkesa të reja. Ne vazhdojmë të projektojmë me logjikën e së shkuarës, ndërkohë që klima ka hyrë në një realitet krejt tjetër,” paralajmëron Kalaja.

Urbanizimi mbi ish-kënete: receta për përmbytje të përhershme

Reshjet intensive nuk janë shkaku i vetëm i përmbytjeve të vazhdueshme. Ato janë edhe pasojë e drejtpërdrejtë e keqmenaxhimit të territorit dhe mungesës së planifikimit afatgjatë. Eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali, njohës i politikave vendore dhe zhvillimit urban, e sheh problemin si pasojë të zhvillimit pa vizion.

“Qytetet janë zhvilluar pa një strategji të qartë dhe sistemet e kullimit janë lënë në harresë. Mosfunksionimi real i sistemit e kthen çdo episod shiu intensiv në krizë kombëtare,” nënvizon ai për ACQJ.

Ish-këneta, fusha të ulëta dhe brigje lumenjsh janë mbushur me ndërtime pa studime hidrologjike dhe pa infrastrukturë mbrojtëse. Durrësi është një nga shembujt më domethënës. Zona si ish-Këneta, Katundi i Ri dhe Sukthi përmbyten pothuajse sa herë ka reshje, sepse territori është urbanizuar duke injoruar historinë e përmbytjeve.

“Shtrati i lumenjve në shumë zona është kthyer në një bombë me sahat, me sedimente, ndërtime dhe zero mirëmbajtje. Përmbytjet nuk vijnë vetëm nga qielli, por edhe nga toka që ne e kemi lënë pas dore. Ne kemi ndërtuar mbi ish-kënete dhe pastaj habitemi pse uji kërkon territorin e vet. Betonizimi nuk e zhduk ujin,” nënvizon Kalaja.

Ekspertët flasin për planifikim të dështuar. Qeveria këmbëngul se investimet janë rritur.

Qeveria i ka hedhur poshtë akuzat për neglizhencë, duke theksuar se infrastruktura e kullimit ka qenë funksionale dhe se hidrovorët kanë punuar pa ndërprerje. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vetëm vitin e kaluar janë investuar rreth 25 milionë euro, ndërsa në dekadën e fundit afro 250 milionë euro në kanale, argjinatura dhe diga.

Megjithatë, edhe vetë Rama pranon kufijtë e këtij sistemi: “Kur reshjet tejkalojnë nivelet e sigurisë së projektuar, përmbytja e zonave vulnerabël është e pashmangshme.”

Sipas të dhënave zyrtare, reshjet intensive në javën e parë të janarit kanë përmbytur 13 211 hektarë tokë bujqësore dhe 1587 banesa. Janë evakuuar 339 persona nga 51 familje. Qeveria ka garantuar dëmshpërblim për të prekurit, por të dhënat financiare tregojnë një kontrast të fortë: ndërsa investimet në infrastrukturë janë rritur, fondet për Emergjencat Civile kanë pësuar rënie.

Fondet për Emergjencat Civile kanë zbritur nga 5.4 miliardë lekë në vitin 2025 në 5.2 miliardë lekë për vitin 2026. Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka pranuar ekzistencën e detyrimeve të prapambetura: “Ka likuidime të papaguara që nga viti 2019, në vlerën 195 milionë lekë.”

Një rrezik kombëtar i dokumentuar

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka nivelin më të lartë të rrezikut nga katastrofat natyrore në Europë. Indeksi Botëror i Rrezikut për vitin 2021 tregon se ekonomia e vendit është veçanërisht e ekspozuar ndaj përmbytjeve dhe tërmeteve. Mesatarisht, rreth 30 mijë persona preken çdo vit nga fatkeqësitë natyrore dhe mbi 95% e bashkive shqiptare janë goditur të paktën një herë nga një katastrofë. Raporti paralajmëron se ndryshimi i klimës mund të rrisë më tej ashpërsinë dhe frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, duke e bërë koston njerëzore dhe ekonomike edhe më të lartë.

“Pa harta të përditësuara, pa investime të drejtuara nga rreziku real dhe pa një vizion afatgjatë për territorin, Shqipëria do të vazhdojë të përmbytet çdo vit” thekson eksperti Kalaja.

Derisa planifikimi të përshtatet me realitetin e ri klimatik, përmbytjet mund të mbeten më pak fatkeqësi natyrore dhe më shumë rezultat i zgjedhjeve njerëzore. /ACQJ

Etiketa: Edi Ramaklimapermbytjeprojekteqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Administrata Trump synon “NATO 3.0”: Europa të marrë peshën kryesore të mbrojtjes

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom