• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Socialistët që hanë bar duke shkelur edhe parimet!  

12:39 : 18/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

I mbytur nga zullumet e llumshme të hajnisë të qeverisjes në formë dhe ide të qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama nuk ka qoftë edhe një zë të vetëm kundër brenda strukturave të PS-së. Të paktën publikisht! Shumë prej tyre, Rilindas të zhgënjyer a socialistë të hershëm të anashkaluar, nën zë apo në tavolina kur flasin lirshëm shprehen se: Rama e ka qelbur me korrupsionin, po qeveris me krimin dhe po tregohet naiv në diplomaci, deri në rrezik, veçanërisht ndaj SHBA-ve.

Këtë mendim kanë edhe një pjesë e deputetëve, apo ish-deputetëve që u firuan rrugës, madje u përbuzën dhe fyen pikërisht nga ministra e drejtorë të rëndësishëm që sot përçapen dyerve të drejtësisë, teksa u publikohen komunikime dhe afera më të ndyra se vetë e ndyra.

Po përse nuk flasin? Përse nuk mbledhin strukturat dhe të kërkojnë llogari për këtë batërdi? Përgjigjia e parë që të vjen vrik është se ata/ato drejtues të PS-së, deputetë, ish-deputetë apo ish-ministra të lënë në hije, nuk kanë aq moral sa të thonë disa të vërteta. Së dyti, ata/ato kanë frikë të shprehen, duke mbajtur radhën dhe bërë “stazhin politik” në pritje të ndonjë kocke të hedhur nga shefi i madh.

Të gjithë kanë vendosur të presin fundin e ciklit Rama. Në momentin e rënies, Ramën do e hanë të tijët, pikërisht ata që me zë të ulët mes tyre thonë se qelbi është trashur në gangrenën qeverisje. Grupe të mëdha socialistësh a rilindasisht të zhgënjyer në momentin e shkarjes së Ramës do të flasin për moral. Do ia bëjnë gjyqin ish-udhëheqësit deri në vendimin e “varjes politike” dhe shëtitjes së “trupit pa pushtet” nëpër vend, me gjoja moralistë të majtë që pështynë mbi atë që deri dje e lëpinin.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Partia mëmë ishte me parimin që: “bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim”. E kishin fjalën për idealet komuniste, për të mos lëshuar asgjë dhe pranonin të përtypnin bar duke mos ia “shtrirë dorën armikut”-dmth vendeve të botës Perëndimore. Sociliastët e sotëm kanë humbur edhe “idealet” qofshin idiote që kishin baballarët e tyre. Sot, në vend të barit për të mbajtur frymën gjallë, po përtypin turpin.

Humbja e moralit duket se ka qenë kosto e të gjithë atyre që vendosën t’ia dhurojnë liderit dhe tashmë nuk kanë mundësi as ta rimarrin, pasi blerësi ua flaku… Morali nuk rritet në moçalin Rilindas i cili tashme kalbi veten, por i la vendit pasoja që do duhen dekada për të risjellë sadopak normalitetin.

Etiketa: deputeteEdi RamaMINISTRApsSHBAsocialistet

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Rama sulmon mediat: Tenxhere që shpërndajnë gënjeshtra

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom