Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e regjistruar këtë të martë në Durrës, ku i paraburgosuri Altin Ndoci, u arratis pasi u paraqit në ambjentet e spitalit për ndihmë mjekësore.
Sipas raportimeve, Ndoci ka kërkuar fillimisht të shkojë në tualet ku është shoqëruar nga dy efektivë policie. Sapo ka mbërritur aty, Ndoci dyshohet se ka qëlluar dy efektivët në zonën e barkut me grushte dhe më pas është larguar.
Në dalje të spitalit raportohet se e ka pritur një “Audit” A7, me targa AA700RS, që dyshohet se është larguar në drejtim të Spitallës.
Nuk dihet ende se kush kanë qënë personat që kanë ndihmuar në arratisjen e Ndocit, ndërsa dyshohet për një plan të mirëorganizuar.
Sipas hetimeve rezulton se Ndoci kishte vepruar si vrasës për llogari të organizatës krminale të Çopja.














