• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Drejtësia nuk është e paanshme”, Rama si një mashtrues faqezi i rëndomtë

16:18 : 11/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Për kryeministrin Edi Rama, Reforma në Drejtësi në Shqipëri, guri i kurorës së lidershipit të Partisë Socialiste, “krijoi një sistem gjyqësor të pavarur, por jo të paanshëm dhe cilësor”.

Prej vitit 2015, Rama dhe pasuesit e tij i kanë mëshuar fort idesë se Reforma në Drejtësi në Shqipëri është ndërtuar vetëm nga Partia Socialiste.

Disa muaj më parë, ai, madje, mohoi edhe kontributin e partnerëve ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, të cilët më herët i ka quajtur si “bashkëautorë”, të cilët i vendoste përballë kujtdo që kishte guximin të kritikonte arkitekturën e re, të rrëmujshme të drejtësisë së re, një korpus kushtetues e ligjor që i siguroi jetëgjatësi në pushtet.

Por, fjalori i Ramës për “Drejtësinë e Re” ndryshoi sapo prangat iu afruan zyrës ngjitur në kryeministri, tek zëvendësja e tij, Belinda Balluku.

Lexo edhe:

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

Rama është shquar se, për llogari të pushtetit të tij, “shet” të gjithë ata që ka pranë. Këtë e kanë provuar në kohë, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Vangjush Dako, Erion Veliaj dhe, nuk ka asnjë arsye të besohet se ai po shqetësohet për fatin e Belës së tij.

Halli më i madh i kreut të qeverisë është se orteku i “drejtësisë së pavarur” mund të marrë edhe atë me vete, jo më shumë për vullnetin e prokurorëve, sesa për ndonjë “urdhëresë” që, ndoshta, mbërrin prej përtej Oqeanit.

Frika e prangave e nxit Ramën që të lëshojë thagma, si kjo e fundit, kur, në vlerësimin e tij, drejtësia nuk është e paanshme.

Nëse merret e mirëqenë ky variant, natyrshëm lind pyetja; në cilën anë është “Drejtësia e Re”?

Rama lë të kuptohet se, përsa kohë drejtësia “e anshme” po godet në oborrin e tij, rrjedhimisht ajo është me opozitën. Por, me kë opozitë? Drejtuesit e dy partive kryesore opozitare, Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë marrë të pandehur nga “drejtësia e re”, pas ultimatumeve që ka lëshuara Rama në forumet e Partisë Socialiste. Madje, Meta u tërhoq zvarrë në rrugë, vetëm e vetëm për të treguar se “drejtësia e re” është e rreptë.

Nëse drejtësia nuk anon nga Berisha e Meta, atëherë, sipas versionit të Ramës, duhet të anojë nga të tjerë opozitarë, Agron Shehaj, Adriatik Lapaj apo edhe Arlind Qorri. Kjo treshe politikanësh kanë treguar mbështetje për “Drejtësinë e Re”, më saktë për Prokurorinë e Posaçme SPAK. Por, ata, si veç e veç, si të tre bashkë, janë shumë larg forcës politike për të diktuar gjyqësorin.

Ka edhe një “aktor” tjetër të rëndësishëm, e cila mund të tërheqë me forcë magnetike “Drejtësinë e Re”. Ata, natyrisht janë partnerët ndërkombëtarë, më troç Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse Rama aludon se “anësia” e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme shkon drejt “sherifëve” përtej Atlantikut, atëherë ai e ka të qartë ose, mund ta mësojë shumë shpejt, se nuk do t’i bëjnë aspak “fajde” postimet në rrjetet sociale mbi bashkëpunimin me Presidentin Francez, Makron, për konsolidimin e Kodit Penal të Shqipërisë.

Deri më tani, “Drejtësia e Re” ka treguar se jo vetëm ka anuar nga Rama, por është treguar si një gjilpërë me kokë e bindur drejt polit magnetik të Ramës. Dhe, po, Ai ka shumë të drejtë; drejtësia e re (penale) është e anshme-në anën e tij, siç ka qenë që në kohën e ngjizjes së saj, një dekadë më parë.

Etiketa: belinda ballukudrejtesiaEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
Para

Institucionet nuk ndërhyjnë, dëbora bllokon aksin Librazhd-Peshkopi

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom