Rajoni i Korçës ka regjistruar sasitë më të larta të reshjeve në vend gjatë muajve të fundit. Sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë, dy episode reshjesh të dendura përkatësisht në nëntor dhe më 7 janar – kanë sjellë një total prej 494 mm shi në zonë.
Për shkak të prurjeve të larta, në Fushën e Maliqit janë përmbytur rreth 4 mijë hektarë tokë bujqësore. Përmbytjet erdhën pas daljes nga shtrati të lumenjve Dunavec dhe Devoll, të cilët nuk përballuan volumet e shtuara të ujit.
Gjatë kësaj periudhe, lumi Devoll ka shfaqur dy çarje të argjinaturave, duke treguar nevojën për ndërhyrje teknike në mbrojtjen lumore.














