Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë detaje mbi pritshmëritë e opozitës për protestën të thirrur më 24 janar. Në një deklarim për mediat, ai tha se kërkesa e vetme e PD dhe qytetarëve që do t’i bashkohen protestës është dorëheqja e qeverisë.
I pyetur nëse opozita ka një skenar të qartë për protestën, Berisha tha se informacioni do të jepet hap pas hapi dhe se ai do të vijojë komunikimin publik për çdo zhvillim.
“Nuk do të gjeni kurrë, kurrë një njeri transparent si unë. Në komunikatë, jo. Gjeni ju, ku i keni? Ku është, ku janë të tjerët?
Pra unë çdo ditë u them ju atë që kam ndërmend të bëj, e ndonjëherë edhe gjëra që janë projekte. Kështu që, ose që do bëhen. Pra, në moment, unë do ju informoj ju për të gjitha gjërat”, tha Berisha.














