• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrest për Ballukun/ Miratim apo jo? Ja çfarë i lejohet Parlamentit të vlerësojë në kërkesën e SPAK

13:25 : 19/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, drejtuar Parlamentit, për lëshimin e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, siç edhe pritej, ka ndarë opinionin publik në dysh.

Nga njëra anë, juristët dhe analistët pranë qeverisë, argumentojnë se shumica socialiste nuk duhet të lëshojë autorizimin, sepse, në vlerësimin e tyre, kërkesë e SPAK-ut është një lëvizje inatçore, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e Gjykatës së Posaçme për “pezullimin nga detyra” të Ballukut dhe se deputetët duhet të vlerësojnë provat që kanë siguruar deri më tani prokurorët e posaçëm.

Nga ana tjetër, juristë dhe analistë kritikë me qeverinë, mbështesin idenë se Parlamenti ka një rol shumë të limituar në këtë proces, nuk ka tagër për të shqyrtuar vlefshmërinë e provave konkrete dhe se duhet të japin Autorizimin, me qëllim që t’i krijohet mundësia Prokurorisë të zhvillojë hetimin e thelluar penal.

Lexo edhe:

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

Në foto: Zv.Kryeministrja Belinda Balluku

Përballë këtyre opinioneve të ndara, Parlamenti tashmë ka vendosur disa precedentë, sidomos në rastin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kryetarit të opozitës, Sali Berisha, për të cilat ka vendosur disa piketa të sjelljes në rastet e kërkesave për Autorizimi për arrestin (me burg ose në shtëpi) të deputetëve.

Çfarë vlerëson Parlamenti

“Boldnews.al” raporton se, në rastet e mëparshme, kur është miratuar kërkesën për Autorizim për Ahmetajn dhe Berishën, shumica socialiste është bazuar në një Opinion të Komisionit të Venecias të vitit 2014

Në Opinionin, e numërtuar CDL-AD (2014)01, ekspertët e Venecias shprehen: “Komisioni vlerëson për më tepër që organi parlamentar që shqyrton kërkesën për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëjë një vlerësim ligjor të çështjes si e tillë. Në veçanti, ky organ nuk duhet në asnjë rrethanë të japë qëndrimin e tij për fajësinë ose jo të deputetit përkatës apo të bazueshmërinë së procedimit penal”.

Në foto: Standardet e aplikuara nga maxhoranca socialiste për Autorizimin për arrestimin e Sali Berishës (dhe Arben Ahmetaj)

Bazuar në këto standarde, shumica socialiste ka argumentuar në rastin e Ahmetaj dhe Berishës se, për çështjet e Autorizimit, Parlamenti:

– ka kompetencë të vlerësojë nëse plotësohen kushtet ligjore për të dhënë autorizimin për marrjen e një mase të sigurimit personal siç është arresti në burg apo në shtëpi, heqje lirie në çfarëdolloj forme, kontroll personal dhe të banesës së deputetit;

– Nëse plotësohen apo jo kushtet, Kuvendi duhet të bazohet në gjykimin e vet, duke iu referuar relacionit të organit të akuzës dhe provave që mbështesin këtë relacion;

– Kuvendi, nuk bën vlerësimin e provave, por vlerësimin e kushteve dhe rrethanave për të krijuar bindjen se ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara se deputeti ka kryer një vepër penale; 

Nëse kërkesa është bërë nën ndikime politike apo të natyrave të tjera të paligjshme.

Si janë këto standarde në rastin “Balluku”

Në 16 dhjetor 2025, kreu në detyrë i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i përcolli kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, kërkesën për “Dhënien e autorizimit për arrestimin / heqjen e lirisë së deputetit/ zv.kryeministrit / ministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

Në shkresë, Prokuroria e Posaçme thotë se kërkon autorizimin për zëvendësimin e masës “pezullim nga detyra” në masën e arrestit për Belinda Ballukun, në kuadër të procedimit penal nr. 136, viti 2025.

Gjithashtu, në shkresë thuhet se bashkëlidhur kërkesës është edhe relacioni përkatës, i shoqëruar me provat.

Në foto: Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për dhënien e Autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut

Pra, vetëm referuar të dhënave në këtë shkresë, kuptohet se:

– Kuvendi ka kompetencë për të shqyrtuar kërkesën për Autorizim, pasi subjekti për të cilin është bërë kërkesa, Belinda Balluku, gëzon mandatin e deputetit.

– Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme është e shoqëruar me relacionin dhe provat përkatëse (të cilat për momentin janë kyçur në kasafortën e Parlamentit nga kryetari Niko Peleshi).

– Kuvendi nuk mund të bëjë vlerësimin e provave, pasi kjo është kompetencë e gjykatës. Kuvendi vlerëson vetëm nëse është ndjekur procedura, pra, nëse është regjistruar procedimi penal, nëse Prokuroria ka kryer veprime hetimore dhe nëse kërkesa është e argumentuar nga ana e teknikës legjislative.

– Kuvendi duhet të vlerësojë nëse hetimi penal ndaj Belinda Ballukut është bërë nën ndikime politike apo ndikime të tjera, gjë që duket e pamundur, pasi askush, deri më tani, nuk ka ngritur pretendime të tilla.

Referuar standardeve të pranuara dhe të aplikuara nga vetë maxhoranca socialiste në rastet e mëparshme (Arben Ahmetaj, Sali Berisha), logjikisht, vendimi i Parlamentit për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme duhet të jetë “dhënia e Autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë për deputeten, ministren, zv.kryeministren Belinda Balluku”.

Megjithatë, seanca në Këshillimin e Mandateve dhe Imuniteteve në Parlament, parashikuar për këtë të premte (19 dhjetor 2025), pritet të japë një dekriptim të maxhorancës mbi një mesazh që lëshoi kryeministri Edi Rama, menjëherë pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Belinda Ballukut.

“…Këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, shkroi Rama në platformën X në 17 dhjetor të këtij viti.

Etiketa: arrestimbelinda ballukuparlamentspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
Para

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom