Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda si anëtar të bandave.
Berisha shton më tej se Rama është në dijeni të kësaj dhe prandaj e mban në detyrë, teksa përmend gjithashtu se këtë e di më mirë Altin Troplini.
“A duhet këta të zbatojnë ligjin? A ka fakte më flagrante për krimin elektoral sesa dosja e botuar në Gjermani dhe gjithë botën? A duhet të zbatojnë ligjin? Nëse nuk zbatojnë ligjin këta janë bashkëpunëtorë me krimin. Këta do i denoncosh në emër të interesit publik. Nuk ka asnjë krahasim në qëndrimet e Ramës. Rama po mbron korrupsionin, unë po dënoj korrupsionin, po dënoj lidhjet e tyre me krimin, por i dënoj me fakte. Sepse dosjet e krimit elektorale janë kombëtare dhe ndërkombëtare. Merreni dosjen e Toytota Yaris që donte ta mbante sekret ai, se cfarë thuhej për Ballën aty. Ministri që thoshte i vonoj unë që të dalin jashtë afateve. Mban mandatin ndërkombëtar të Elvis Doçit. A është bashkëpunim? Një nga këta Çopjat që u arrestua në Kosovë, jo tha, e kemi pasur nga Prokuroria. Policia nuk është se nuk ka kusure. E u vra dje ai, tani e vrau Proda apo kush e vrau unë nuk e di, por Proda është anëtar i bandave. Nuk mund ta mohojë kush që Proda është i tyre. Di këtë që Proda është anëtar i tyre. Rama prandaj e mban dhe e din më mirë, Altin Tropolini.”– thotë Berisha.














