12 persona janë arrestuar në Ekuador, përfshirë 7 shqiptarë, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Operacioni i policisë ka përfshirë tetë bastisje në komunat Samborondón, Naranjal dhe Daule të provincës Guayas.
Grupi kriminal vepronte në disa vende të Evropës dhe Afrikës, me degë aktive në Spanjë, Belgjikë dhe Holandë, dhe përdorte biznese të ligjshme si mbulesë për eksportimin e drogës dhe pastrimin e parave.
Vlera e drogës së sekuestruar gjatë operacionit kap rreth 300 milionë dollarë, ndërsa policia konfiskoi armë, para, pajisje elektronike dhe bizhuteri.
Hetimet kanë zgjatur tre vite, ndërsa arrestimet e pjesëtarëve shqiptarë janë kryer në Spanjë, në kuadër të një operacioni të koordinuar ndërkombëtarisht.














