Një protestë e nisur nga një nënë e re ka përshkallëzuar në revoltë qytetare përpara Parlamentit të Serbisë. Dijana Hrka, nëna e të ndjerit Stefan Hrka, i cili humbi jetën gjatë shembjes së një mbikalimi hekurudhor në Novi Sad, ka nisur sot një grevë urie duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për vdekjen e djalit të saj dhe të tjerëve në ngjarje të ngjashme.
Grevës së saj iu bashkuan dhjetëra qytetarë, studentë dhe figura publike, të cilët u mblodhën para Parlamentit për ta mbështetur. Në fillim, Hrka kishte planifikuar të vendoste një tendë në zonë dhe të qëndronte aty deri në plotësimin e kërkesave, por policia e pengoi, duke e detyruar të qëndrojë në rrugë.
Ky veprim i policisë ndezi zemërimin e qytetarëve, të cilët filluan të brohorisnin kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Protestuesit rrethuan ndërtesën e parlamentit, ndërsa situata mbetet e tensionuar në qendër të Beogradit.
	    	













