• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drogë me mushka drejt Greqisë/ Zbardhet dënimi i autorit që vrau efektivin e Shqiponjave në Maliq

10:05 : 04/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri efektivi Enea Mekolli dhe u plagos rëndë kolegu i tij, Edison Adri.

Sipas policisë, dy efektivët kishin shkuar në Maliq në afërsi të një stani ku dyshohet se fshihej një i shumëkërkuar i dënuar me 10 vite burg për transport narkotikësh. Konkretisht bëhet fjalë për shtetasin Violand Braçellari, i cili në momentin që ka pikasur efektivët ka hapur zjarr drejt tyre duke lënë të vdekur Mekollin dhe të plagosur rëndë Adrin.

Po kush është Violand Braçellari?

43 vjeçari rezulton person me precedentë penal. Në vitin 2017 ai është dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vendimi i dënimit u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Korçë, në korrik 2018. Braçellari bëri rekurs për vendimin, por në janar të 2024, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit. Ai akuzohet se ka transportuar me mushka nga Shqipëria në Greqi, lëndë të dyshuar narkotike.

Lexo edhe:

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

Pjesë nga dosja:

Rezulton e provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se nga i pandehuri Violand Braçellari, në bashkëpunim persona të tjerë ende të paidentifikuar janë konsumuar elementët e veprës penale “Prodhimit dhe shitje e lëndës narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i KP, duke cenuar në këtë mënyrë marrëdhëniet juridike të vendosura dhe garantuara nga shteti për të ndaluar, tregtimin, mbajtjen dhe transportimin e lëndëve narkotike, përdorimi të cilave sjell pasoja të rënda për shëndetin dhe shoqërinë në përgjithësi. Nga ana objektive, kjo vepër penale është kosumuar me veprime aktive të të pandehurit, në formën e mbajtjes, por edhe transportimit të lëndës narkotike së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar të një sasie dukshëm të konsiderueshme lënde narkotike, nga e cila është bërë e mundur gjetja e vetëm 10.8 gram lënde narkotike “cannabis sativa” L.  Për sa i përket elementit bashkëpunim, referuar qëndrimit të mësipërm të KB të GJL rezulton se provohen në mënyrë kumulative kushtet e elaboruara prej saj në lidhje me ekzistencën e bashkëpunimit për kryerjen e kësaj vepre penale, pasi: Së pari, vepra penale rezulton të jetë kryer nga disa persona, të paidentifikuar, ku dy prej tyre nga komunikimet telefonike permanente me të pandehurin Violand Braçellari quhen, apo janë shënuar në telefon si Toni dhe Sandri, ndërkohë nga pamjet fotografike të gjetuar në celularin e tij, rezulton se ai së bashku edhe me persona të tjerë, nëpërmjet kafshëve të samarit ka transportuar lëndë narkotike, dyshuar nga vendi ku është kultivuar, për në vendin ku kryhej tharja dhe magazinimi i saj. Pavarësisht mos identifikimit të bashkëpunëtoreve, KB të GJL mbajnë qëndrimin se: “…kur nga pikëpamja e anës objektive provohet se vepra penale është kryer nga dy ose më shumë persona, vepra do të konsiderohet e kryer në bashkëpunim. Kjo si për rastet kur nuk identifikohen bashkëpunëtorët, ashtu edhe për rastet kur bashkëpunëtori nuk ka përgjegjësi penale për shkak të paaftësisë apo moshës për përgjegjësi penale. Cilësitë e veçanta që shtojnë, pakësojnë apo përjashtojnë dënimin merren parasysh vetëm për bashkëpunëtorin tek i cili ato ekzistojnë”; Së dyti, referuar elementëve të figurës së veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K. Penal, siç u arsyetua më sipër, rezulton se ato janë konsumuar plotësisht prej tyre; Së treti, bashkëpunëtorët e paidentifikuar kanë dhënë një kontribut rilevant për realizmin e faktit penal nëpërmjet sigurimit të mjeteve për tharjen e lëndës narkotike, sigurimin e kafshëve të samarit dhe transportit të saj. Fakte këto që rezultojnë qartë nga pamjet fotografike, komunikimet telefonike midis të pandehurit dhe bashkëpunëtoreve, si dhe lëndës narkotike të gjetur në banesën e përdorur prej të pandehurit, ku edhe është tharë kjo lëndë. Për sa i’u përket roleve, nuk rezulton një ndarje e qartë rolesh, pasi ata shfaqen në role të ndryshme si bashkë organizatorë, ndihmës, apo ekzekutorë të veprës penale. Gjithsesi, ky fakt nuk përbën të metë të akuzës, pasi mjafton bashkëpunimi i tyre në kryerjen e veprës penale, edhe pa u përcaktuar qartë roli i secilit në kryerjen e saj; dhe së katërti, ekziston jo vetëm dijenia e tyre për veprën penale, por një marrëveshje dhe dashje e nxitur nga qëllime përfitimi për kryerjen e kësaj vepre. Komunikimet telefonike provojnë marrëveshjen dhe dijeninë e tyre për procesin e tharjes dhe transportit të lëndës narkotike.

        9.2 Gjithashtu, pamjet fotografike që tregojnë transportin e lëndës narkotike me kafshë samari, provojnë qartë marrëveshjen dhe dashjen e tyre për kryerjen e kësaj vepre penale….Nga ana subjektive, rezulton se i pandehuri, e ka kryer veprën penale me dashje me qëllim përfitimi. Kjo pasi e ka ditur që mbajtja dhe transportimi i lëndës narkotike dënohet penalisht, e ka ditur që së bashku me bashkëpunëtorët e tij ishte, duke kryer një vepër penale dhe me marrëveshje dhe dëshirë, i nxitur nga qëllime përfitimi e ka kryer atë. Pra, kemi një përputhje të plotë midis elementit intelektuar dhe atij volitiv. Nga sa më sipër rezulton se i pandehuri me veprimet e tij ka konsumuar të gjitha elementët e figurës së veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i KP….Në lidhje me pretendimet e të pandehurit dhe avokatit të tij për paligjshmërinë e kontrollit, sendeve të përftuara prej tij, mungesën e lidhjes së lëndës narkotike të gjetur me të pandehurin, faktin se telefoni i sekuestruar ishte blerë prej të pandehurit disa ditë më përpara në treg dhe komunikimet, apo fotot nuk i përkisnin atij, gjykata i gjen të pabazuara pasi provat e mësipërme të analizuara qoftë më vete, apo në tërësi bindin gjykatën për kryerjen prej tij të veprës penale. Gjykata thekson se, komunikimet e të pandehurit me bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar; pamjet fotografike të gjetura tek telefoni i tij, që tregojnë mbjelljen, transportin dhe tharjen e lëndës narkotike konfirmuar si cannabis sativa, gjetur në sasi të vogël në banesën e poseduar dhe përdorur prej tij për tharjen e lëndës narkotike, tregojnë qartë se i pandehuri është marrë me veprimtari të kundërligjshme sikundër pretendon akuza. Edhe sikur secila prej këtyre të dhënave të mos përbënte provë, por të konsiderohej indicje, gjykata konstaton se, këto të dhëna (indicje) janë të rëndësishme, të sakta dhe të lidhura me njëra-tjetrën dhe provat e tjera të marra gjatë këtij gjykimi. Gjykata bazuar në nenin 152/2 të K.Pr.Penale, i cili sanksionon se:  “Ekzistenca e një fakti nuk  mund të nxirret nga indicjet përveç se kur ato janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën.”, duke shkuar në arsyetim të kundërt, pra duke i konsideruar indicje këto prova, arrin në përfundimin se, ato çojnë në përfundimin se, ekziston përtej çdo dyshimi të arsyeshëm fakti penal: transportimi i lëndës narkotike prej të pandehurit në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar. Përsa i përket kontrollit, Gjykata vlerëson se ai është konform neneve 202-207 të KPP. Në rastin konkret, nuk jemi përpara kontrollit të realizuar me vendim gjykate, por me iniciativë prej policisë gjyqësore, sipas paragrafit 3 të nenit të mësipërm. Që të konsiderohet i ligjshëm ky kontroll duhet që te plotësohen disa kushte, si: Së pari, të ekzistoje flagranca, ose ndjekja e personit që është duke ikur; dhe Së dyti, këto situata të mos lejojnë nxjerrjen e një vendimi kontrolli prej Gjykatës, pra të jenë emergjente dhe nga vonesa mund të dëmtohen hetimet. Nga provat e paraqitura rezulton se në rastin konkret  kanë qenë në kushtet e emergjencës…..Nga faktet dhe arsyetimi i mësipërm, Gjykata krijon bindjen se plotësoheshin kushtet e paragrafit 3 të nenit 202 të KPP për kryerjen e kontrollit me iniciativë. Kjo pasi atyre i’u gjetën sende si qeset plastike të zeza, dorezat kirurgjikale dhe pamjet fotografike në celular, të cilat në kuptim të nenit 202/3, plotësojnë kushtet për t’u konsideruar gjendje flagrance, si dhe nga dinamika, apo dyshimet e krijuara, me një logjikë normale, pritja e vendimit të gjykatës, mund të favorizonte fshehjen e lëndës narkotike prej bashkëpunëtorëve, apo edhe të afërmve të tij, që do binin në dijeni të shoqërimit në polici. Përsa i përket procedurës së kontrollit, që përcaktohet nga nenet 203, 205-207, Gjykata konstaton se prej oficereve të policisë gjyqësore janë respektuar këto rregulla, pavarësisht materializimit të kontrollit të disa banesave në të njëjtin procesverbal, konkretisht të banesës së Mitat Braçes, ku banon familja e të pandehurit dhe të banesës së Shefqet Braçellarit ku është gjetur lënda narkotike….

         9.3 Përveç analizës së mësipërme, Gjykata duke analizuar në tërësi veprimet e policisë gjyqësore vlerëson se ato janë kryer në mirëbesim (takimi i të pandehurit me dëshmitarët Haxhi Goseni, Fest Suli dhe Ylli Musaku, në rrethana shumë të dyshimta, të cilat referuar vëndit, arsyeve që pretendonin këta shtetas pse ndodheshin aty dhe sendeve që kishin në automjet, krijonin shumë dyshime dhe përforconin informacionin që kishte marrë policia për mundësinë e shkëmbimit të lëndës narkotike. Këto dyshime i kanë shtyrë punonjësit e policisë të kryenin veprime të mëtejshme hetimore, sikurse ishte kontrolli i banesës së të pandehurit dhe të banesave përreth), prandaj nën ekzistencën e një dyshimi të arsyeshëm se mund të ndodhej lëndë narkotike në banesën e të pandehurit Violand Braçellari kanë vepruar menjëherë, në kushtet, kur vonesa mund të favorizonte fshehjen e lëndës narkotike të dyshuar….Pretendimi i ngritur se lënda narkotike e gjetur mund të jetë hedhur prej oficerëve të policisë gjyqësore, është tërësisht i pabazuar dhe në mungesë të një mbrojtje të bazuar në prova, pasi realisht nuk ka mundësi mbrojtjeje përpara provave të shqyrtuara dhe harmonisë që ato kanë. Lënda narkotike e gjetur në banesën, që nga dëshmia e Faneta Braçellarit (pronarja e shtëpisë) rezulton se është përdorur prej të pandehurit (familjes se tij), e cila furnizohej me energji elektike nga banesa ku banon familja e të pandehurit; ku ndodhej një kalorifer, pa patur asnjë shpjegim të logjikshëm për vendosjen e tij atje; me një konsum 3-fish më të lartë të energjisë elektrike në muajin Shtator 2015; që përkon me bisedat e tij telefonike me personat e tjerë për procesin e kultivimit, tharjes dhe transportit të lëndës narkotike, e fiksuar në pamje fotografike të ruajtura në telefonin e tij; telefon për të cilin pretendohet se ishte blerë, s’dihet se tek kush, disa ditë përpara arrestimit, por qe çuditërisht vazhdonte komunikonte edhe disa orë para shoqërimit, për të njëjtat gjëra, me të njëjtët persona që kishte javë që komunikonte; që ndalohet nga policia “rastësisht” me disa persona të tjerë, që kishin në makinë tre pako qese të zeza dhe doreza kirurgjikale, disa orë pasi kishte biseduar me njërin nga bashkëpunëtoret aktivë për të sjellë tre pako qese të zeza, se ato që kishin ishin kapur me dore nga bashkëpunëtori tjetër;  i përket padyshim të pandehurit Violand Braçellari dhe përjashtohet kategorikisht manipulimi i ngjarjes dhe provave prej oficerëve të policisë, të cilët nuk kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme, por në mirëbesim, korrektësisht dhe brenda kapacitetit të tyre profesional, për të vënë përpara përgjegjësisë të pandehurin….

 

Etiketa: MaliqpolicVioland Braçellari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026
AKTUALITET

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026
Para

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

TË GJITHA

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom