Një vrasje e dyfishtë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në në zonën e Kalamatës në Greqi.
Sipas mediave greke, njëri prej viktimave është shtetas grek dhe pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja, 70 vjeç, tjetri shqiptar rreth 50 i cili u qëllua pas shpine në tentativë për të shpëtuar prej ekzekutorëve.
Siç raportohet nga Protothema, banorët e zonës i raportuan policisë që mbërriti në vendngjarje se autori i krimit ishte një i ri që dyshohet se iu afrua dy personave dhe qëlloi drejt tyre nga afër.
I njëjti informacion thotë se pronari i biznesit ishte sulmuar në të kaluarën, pa përmendur askënd specifikisht për autoritetet.
Ende nuk dihet identiteti i viktimave, teksa në vijim pritet të zbardhen edhe më shumë detaje.