• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vrasje të reja në luftën e klaneve në Mal të Zi

08:21 : 23/07/2025
në RAJONI

Brenda tri ditësh, nga 16 deri më 19 korrik, në Mal të Zi ndodhën dy vrasje – njëra në rrugë, tjetra në një kafene – si dhe sulmi fizik ndaj kryetarit të Komunës së Budvës, i cili u rrah në një lokal në plazhin Sllovenska të këtij qyteti.

Autorët e vrasjeve, që dyshohet se lidhen me përplasjet midis klaneve kriminale, janë ende në kërkim.

Një kalimtare rasti mbeti e lënduar lehtë, ndërsa miku i njërës prej viktimave u plagos më rëndë.

Për shkak të, siç tha, përshkallëzimit të dhunës në rrugë dhe përplasjeve të klaneve kriminale që po shkaktojnë shqetësim dhe frikë te qytetarët, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, thirri më 20 korrik një takim urgjent të Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri.

Lexo edhe:

Vrasja e Santiago Malkos/ SPAK jep pretencën për klanin ‘Duka’, kërkon 157 vite burg për të akuzuarit

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

Po të njëjtën ditë, reagoi edhe Policia e Malit të Zi.

“Duke marrë parasysh guximin dhe brutalitetin e këtyre akteve, është fat që nuk kemi viktima të rastit”, tha drejtori Llazar Shqepanoviq.

Ai tha se e kupton shqetësimin e qytetarëve dhe bëri të ditur se në Mal të Zi veprojnë 11 grupe të organizuara kriminale, prej të cilave dy më të mëdhatë kanë mbi 300 anëtarë.

Dy grupet më të mëdha kriminale në Mal të Zi janë klani i Kavaçit dhe ai i Shkalarit.

Në konfliktet mes tyre, që kanë nisur që nga viti 2014 për kontrollin e tregut të narkotikëve, janë vrarë mbi 50 persona.

Policia beson se vrasja e një shtetasi malazez në Spanjë më 15 korrik, ishte shkaku fillestar për dy vrasjet e fundit në Podgoricë.

Shqepanoviq tha se të dhënat operative tregojnë se të tria vrasjet mund të jenë të lidhura me përplasjet mes klaneve kriminale, të cilat kanë një histori të gjatë konflikti.

Kush është më i fuqishëm: Shteti apo grupet kriminale?

Presidenti i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë në Mal të Zi, Ivan Pekiq, thotë se lufta transnacionale midis klanit të Shkalarit dhe atij të Kavaçit është rindezur.

Ai shton se përshkallëzimi i dhunës ka vazhduar me rrahjen e kryetarit të Komunës së Budvës, Nikolla Jovanoviq.

Për dështimet e sigurisë thotë se dikush duhet të mbahet përgjegjës.

“Drejtoria e Policisë, ose nuk ka fuqi, nuk ka vullnet, ose ka aq shumë presion politik, saqë nuk guxon të përballet me personat nga grupet e organizuara kriminale që kërcënojnë Jovanoviqin”, shprehet Pekiq.

Ai thotë se e shqetëson përgjigjja në pyetjen: a janë më të fuqishme se shteti grupet e organizuara kriminale dhe personat që aktualisht janë në strukturat udhëheqëse?

“Dua patjetër të besoj në punën e paanshme të policisë. Situata po bëhet më e ndërlikuar. Ne duhet ta ndryshojmë strategjinë dhe të reagojmë konkretisht ndaj këtyre grupeve kriminale”, thotë Pekiq.

Ai shton se drejtori i Policisë ka deklaruar se në Mal të Zi ka 11 grupe kriminale dhe kujton se në vitin 2022 janë identifikuar 10 të tilla.

“Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre tre vjetëve? Dy klane kriminale janë shuar, ndërsa tri të reja kanë lindur. Prandaj, pretendimi i udhëheqësve se kanë fituar betejën kundër krimit të organizuar, nuk është i vërtetë – sipas vetë dokumenteve”, përfundon Pekiq.

Vrasja në Barcelonë

Fillip Knezheviq, 36 vjeç, shtetas i Malit të Zi, u vra me disa plumba në shpinë më 15 korrik, në hyrje të një ndërtese në qarkun Eixample, në qendër të Barcelonës.

Sipas raportit të Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), ai ishte një nga ekzekutorët kryesorë të paguar të klanit të Kavaçit.

Ai ishte i shpallur në kërkim nga Interpol-i për vrasjen e dy anëtarëve të klanit të Shkalarit, Allan Kozhar dhe Damir Haxhiq, në vitin 2020 në Korfuz.

Knezheviq kishte dokumente false nga Evropa lindore, por u identifikua përmes gishtërinjve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Hetimet në Barcelonë, në vendin e vrasjes së Fillip Knezheviqit, 15 korrik 2025 (X/El Pais)
Hetimet në Barcelonë, në vendin e vrasjes së Fillip Knezheviqit, 15 korrik 2025 (X/El Pais)

Vrasja në Stara Varosh

Igor Nedoviq, 29 vjeç, u vra më 16 korrik rreth orës 13:30, pranë shtëpisë së familjes së tij në Stara Varosh – pjesë historike e qendrës së Podgoricës.

Vrasësi qëlloi me plumba derisa Nedoviq po qëndronte në rrugë me një mik të tijin.

Ai u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku vdiq pak më vonë.

Policia tha se i dyshuar kryesor për vrasjen është Arijan Reçkoviq, 23 vjeç, nga Podgorica.

Ai është në arrati dhe po kërkohet nga autoritetet.

Nedoviq ishte objektiv i një sulmi edhe në maj të këtij viti, kur ndaj tij u qëllua me armë në një lokal në Podgoricë.

Sipas burimeve policore, ai kishte lidhje me klanin e Kavaçit.

Vrasja në “Taormina”

Mbrëmjen e 19 korrikut, Ivan Millaçiq, 32 vjeç, u vra në kopshtin e kafenesë “Taormina” në Podgoricë.

Sulmuesi i maskuar qëlloi disa herë drejt tij nga afërsia.

Nga të shtënat u plagosën edhe shoku i tij, Strahinja Raoniq, dhe një kalimtare rasti, e cila mori plagë më të lehta.

Policia tha se në tavolinë gjendeshin persona të interesit për sigurinë.

Sipas të dhënave operative, Millaçiq ishte i afërt me klanin Shkalari.

Si e sheh policia problemin e vrasjeve dhe rrahjeve?

“Ajo që mund të lidhim, është se të dyja rastet ndodhën pas vrasjes së rëndë në Barcelonë. Nuk mund të themi tani se është shkaku direkt, por që ka lidhje ndërkombëtare – ka”, tha Shqepanoviq.

Ai tha se disa nga aktivitetet kriminale, përfshirë ekzekutimet, janë rezultat i konflikteve që vijnë nga jashtë – nga rajoni dhe nga rrjetet kriminale në Evropë.

Drejtori i Policisë së Malit të Zi, Llazar Shqepanoviq.
Drejtori i Policisë së Malit të Zi, Llazar Shqepanoviq.

Sipas tij, policia “nuk mund të marrë përgjegjësi absolute për situatën e sigurisë në vend”, edhe pse roli i saj është thelbësor.

“Duhet të përmend politikën e dobët penale dhe mosdhënien e dënimeve brenda afateve ligjore, sepse pikërisht këta persona janë objektiv i sulmeve ose kryejnë veprime kriminale”, tha Shqepanoviq.

Ai shtoi se së paku 70 persona u liruan, sepse gjykatat nuk dhanë asnjë vendim të shkallës së parë brenda periudhës ligjore trivjeçare.

Shqepanoviq i përshkroi motivet e sulmit ndaj kryetarit të Komunës së Budvës, Nikolla Jovanoviq, si personale dhe politike.

Rrahja e kryetarit të Budvës

Jovanoviq, i cili u sulmua më 18 korrik në një restorant në plazhin Sllovenska, pësoi lëndime të rënda.

U tha se u sulmua nga njerëz që i njihte – vëllezërit Jovo, Vidak dhe Millorad-Bato Mitroviq.

Ata u arrestuan, por vetëm Jovo Mitroviq, i cili dyshohet se i shkaktoi lëndime të rënda Jovanoviqit, mbeti në paraburgim.

Dy të tjerëve iu ndalua t’i afrohen Jovanoviqit, për shkak të sjelljes së tyre të dhunshme.

Fotografi të disa prej të dyshuarve për sulmin ndaj kryetarit të Budvës, Nikolla Jovanoviq.
Fotografi të disa prej të dyshuarve për sulmin ndaj kryetarit të Budvës, Nikolla Jovanoviq.

Vidak Mitroviq është zyrtar i partisë në pushtet në Mal të Zi, Demokracia e Re Serbe, e cila udhëhiqet nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, dhe është anëtar i bordit të Të Mirave Detare.

Nikolla Jovanoviq pretendon se pas sulmit ndaj tij qëndron personalisht Andrija Mandiq dhe grupi i organizuar kriminal i Budvës, në të cilin bëjnë pjesë pesë anëtarë me mbiemrin Mitroviq.

Sipas tij, ata figurojnë në dokumentet e SOCTA-s si persona të interesit për sigurinë.

SOCTA është një dokument i Byrosë qeveritare për koordinim operativ, që vlerëson rrezikun nga krimi i rëndë dhe i organizuar në Mal të Zi.

Grupi kriminal i Budvës është i lidhur me klanin Shkalari.

Në janar të këtij viti, policia në Budvë bastisi pronat e familjes Mitroviq, në kuadër të një operacioni të madh kundër pronave të anëtarëve të klaneve kriminale të Shkalarit dhe Kavaçit.

Reagimet ndaj vrasjeve dhe rrahjeve

Opozita kërkoi dorëheqjen e udhëheqësve të shërbimeve të sigurisë, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, dhe zëvendëskryeministrin për sigurinë, Alleksa Beçiq.

Të dy ata janë zyrtarë të Demokratëve në pushtet.

Partia Demokratike e Socialistëve në opozitë vlerësoi se në sektorin e sigurisë mbizotëron kaos i përgjithshëm, mungesë e njohurive dhe e integritetit profesional – gjë që ka krijuar gjendje kaotike në rrugë.

Partitë në pushtet iu kundërpërgjigjën opozitës, duke thënë se ishin mbështetje politike e mafies, e cila sundoi gjatë regjimit të mëparshëm.

Në Mal të Zi, pushteti ndryshoi në vitin 2020./REL

Etiketa: mali i zivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Santiago Malkos/ SPAK jep pretencën për klanin ‘Duka’, kërkon 157 vite burg për të akuzuarit

13:32 : 21/07/2025
AKTUALITET

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Babai gjeti shapkën e të birit në rrugë, më pas…”, Renis Dobra u eliminua për 10 mijë euro

18:56 : 19/07/2025
AKTUALITET

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI

15:42 : 19/07/2025
AKTUALITET

Al Jazeera: Izraeli vrau 50 palestinezë pranë një qendre ndihmash në Gazë

13:25 : 19/07/2025
AKTUALITET

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

12:37 : 19/07/2025
Para

SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliaj

TË GJITHA

Kylian Mbappe do të mbajë numrin “10” te Real Madrid

22:14 : 23/07/2025
A firefighter extinguishes a forest fire near the town of Manavgat, east of the resort city of Antalya, Turkey, July 30, 2021. REUTERS/Kaan Soyturk

Tragjedi në Turqi/ 10 punonjës humbin jetën në përpjekje për të shuar zjarret 

22:10 : 23/07/2025

“Sa do ia bëjë gropën Rama, Veliajt?”/ Abilekaj: As drejtësia, as PS, vendos vetëm Rama

22:10 : 23/07/2025

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

21:50 : 23/07/2025

Arrestohen 4 zyrtarë në Kosovë, dyshohet se lehtësuan bartjen e paligjshme të pronave

21:48 : 23/07/2025

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

21:40 : 23/07/2025

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com