• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza: Pse Starmer kërkon t’u japë të drejtë vote 16-vjeçarëve në Britani?

16:20 : 18/07/2025
në BOTA

Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer ka vendosur që të rinjtë 16 dhe 17 vjeç të kenë të drejtë vote, jo vetëm ata mbi 18 vjeç siç është aktualisht. Ky vendim ka shkaktuar diskutime të shumta, pasi disa mendojnë se kryeministri Keir Starmer po e përdor këtë masë për të fituar përkrahje politike, duke pasur parasysh se rezultatet e tij në sondazhe nuk janë të mira, një vit pas fitores në zgjedhje.

Nga ana tjetër, Starmer thotë se ky është një premtim që kishte bërë para zgjedhjeve të vitit 2024 dhe është e drejtë që të rinjtë të votojnë, sepse “nëse 16- dhe 17-vjeçarët mund të punojnë, të paguajnë taksa dhe të regjistrohen në ushtri me pëlqimin e prindërve, atëherë nuk ka arsye që të mos votojnë”.

Kjo masë do të paraqitet për diskutim në Parlament në shtator, pas pushimeve verore, dhe ka për qëllim të bëjë të njëjtat rregulla në gjithë Britaninë. Aktualisht, në Skoci dhe Uells, të rinjtë mbi 16 vjeç kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale, ndërsa në Angli kjo e drejtë u jepet vetëm personave mbi 18 vjeç. Për shembull, në Angli mund të marrësh patentë që në moshën 17 vjeç, por nuk mund të votojë apo të bësh tatuazh pa mbushur 18 vjeç.

Një pyetje kryesore është nëse përfshirja e këtyre të rinjve do t’i sjellë avantazh politik partisë Labour në zgjedhjet e ardhshme. Tradicionalisht, të rinjtë kanë tendencë të votojnë më shumë për Labour sesa për konservatorët, por situata po ndryshon. Sondazhet tregojnë se partia e djathtë Reform UK e Nigel Farage po fiton më shumë përkrahje tek të rinjtë, madje edhe në rrjetet sociale si TikTok. Për më tepër, nëse Jeremy Corbyn, një figurë shumë e njohur për të rinjtë nën 25 vjeç, krijon një parti të majtë alternative, kjo mund të ulë mbështetjen për Labour.

Sipas ekspertit Luke Tryl, që drejton organizatën “More in Common”, vota e 16- dhe 17-vjeçarëve nuk do të ndryshojë shumë gjërat në nivel kombëtar, pasi ata përbëjnë vetëm rreth 2% të elektoratit dhe zakonisht votojnë më pak se grupmoshat më të mëdha. Por në disa zona zgjedhore, ku gara është e ngushtë, vota e tyre mund të jetë shumë e rëndësishme.

Lexo edhe:

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

Trump thyen protokollin në Britani, u vonua 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror

Përveç kësaj, kryeministri Starmer ka njoftuar edhe masa të tjera për të bërë më të lehtë votimin, si votimi me postë, regjistrimi automatik në listat zgjedhore dhe kufizime më të rrepta për donacionet partiake mbi 500 euro, me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja, përfshirë edhe ato të Elon Musk, megjithëse këto të fundit nuk u përmendën drejtpërdrejt.

Etiketa: 16 vjecaretBritaniKeir Starmerstarmerte drejte vote

Lajme të lidhura

BOTA

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

19:29 : 17/09/2025
BOTA

Trump thyen protokollin në Britani, u vonua 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror

17:53 : 17/09/2025
BOTA

“Blindohet” Londra, vizita e Trump të martën nën masa ekstreme sigurie

18:11 : 15/09/2025
AKTUALITET

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025
BOTA

Tubim masiv kundër emigracionit në Londër! Çfarë ndodhi në protestën “Unite the Kingdom” (Video)

11:43 : 14/09/2025
BOTA

U përfshi në skandalin e Jeffrey Epstein, Starmer shkarkon ambasadorin britanik në SHBA

16:34 : 11/09/2025
Para

Dodaj kalon te CSKA e Sofies, zbulohen detajet financiare mes Vllaznisë dhe klubit bullgar

TË GJITHA

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

19:29 : 17/09/2025

Obama: Amerika është në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

19:28 : 17/09/2025

Mbrojtësi i Shqipërisë largohet nga Arsenali, firmos në ligën e pestë angleze

19:22 : 17/09/2025

“Po tallen me bujarinë tonë”, Britania zotohet të luftojë pengesat ligjore për largimin e emigrantëve

19:16 : 17/09/2025

Ari “humbet terren” pas vlerave rekord

19:13 : 17/09/2025

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

18:55 : 17/09/2025

Denoncon qytetarja: Unë po luaja me djalin në Tiranë, gjobën e vuri Rrugorja në Tragjas!

18:49 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com