• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama i nxiti që të ndërtonin”/ Aksioni në Theth, Bushati: Tymnajë për të larguar vëmendjen nga problemet

22:04 : 14/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Andi Bushati ka komentuar aksionin në Theth, ku tha se Edi Rama është njeriu që fillimisht ka nxitur qytetarët të ndërtojnë pa leje, për t’i ndëshkuar më pas për të njëjtin veprim.

Më tej Bushati u shpreh se, sipas tij, kemi të bëjmë me një krim të dyfishtë, ku Rama, pasi ka nxitur paligjshmërinë, e përdor më vonë si instrument ndëshkimi.

Sipas Bushatit, deklaratat e Ramës për faljen e gjobave ndaj ndërtimeve pa leje, për shkak se qytetarët nuk kanë pasur tituj pronësie, përbëjnë në vetvete një legalizim të heshtur. Ai shtoi se Rama jo vetëm i ka ftuar qytetarët të ndërtojnë pa leje, por më pas u ka dërguar rruspat për t’ua prishur ndërtimet.

Ai e cilësoi këtë sjellje si një strategji tipike të autokratëve që krijojnë “tymnaja” për të larguar vëmendjen nga temat reale.

“Unë nuk isha nja 2 ditë në Shqipëri dhe kur pashë pamjet e përgjithshme thashë: o, më në fund mirë që mu dha rasti njëherë të jem pro Edi Ramës, se kur pashë ato kioskat te kisha e Thethit, thashë: po këtu ka të drejtë Edi Rama, këtu në kishë nuk mund të ndërtohet dhe shyqyr që po shkulen.

Lexo edhe:

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

Po të shikoje, lajmi kryesor që jepte shumica e mediave, këtu fokusohej, që shikoje tani, nuk bëhet kjo.

M’u desh të kthehem nga qytetar, të bëj punën e gazetarit që të kuptoj realisht se çfarë kishte ndodhur.

Dhe pse bëhet ky dezinformim? Ky dezinformim bëhet pikërisht për të fshehur ato deklaratat e Ramës.

Dhe cilat ishin deklaratat e Ramës?
Po t’i marrim në vijë logjike dhe t’i analizojmë, çfarë thotë Rama? Rama thotë: Ju keni ndërtuar pa leje por unë do t’ju heq gjobat.

Pra, në një farë mënyre, politikisht ky është legalizim për ndërtimin pa leje.

Çfarë thotë tjetër? Thotë: Unë do t’ju heq gjobat se pse juve pse e keni bërë këtë gjë? E keni bërë sepse nuk keni pasur tituj pronësie.

Pra, jua njeh në një farë mënyre të drejtën për të ndërtuar pa leje, se është shteti fajtor që nuk jua ka mundësuar atyre të ndërtojnë me leje.

Dhe e treta, pasi thotë këto 2 elemente, thotë dhe elementin e tretë: megjithëse juve ende nuk i keni titujt e pronësisë, djemtë tuaj duhet të vijnë nga kurbeti se fitojnë më shumë këtu sesa me emigracion, pra hajdeni dhe vazhdoni ndërtimin.

Kemi 3 pika dhe 3 elemente, që është kryeministri që i nxit ta bëjnë këtë punë dhe zgjohet një ditë dhe thotë: jo, të gjitha këto do t’i prishim.

Dhe po ta shikosh, nuk është vetëm ajo prishja e kioskave te kisha, edhe sot po ta dëgjonit thoshte: shiko, ata nuk i kanë për të futur kokën, ata i kanë për biznes.

Po të ishte i ndërgjegjshëm, se ti që para një viti i ftove të vijnë të bëjnë biznes, të ndërtojnë pa leje për biznes.
Pra, në të gjitha kuptimet është kryeministri që i ka ftuar dhe një mendje normale nuk arrin të kuptojë pse kryeministri që i fton është njeriu që i çon rruspat për t’i shkatërruar.

Këtu pastaj mund të fillojmë në rrafshin e hipotezave: a po e bën për të fshehur diçka tjetër, a po krijon një tymnajë nga këto tipiket që krijojnë autokratët për t’u marrë me një gjë dhe për të lënë në hije një gjë tjetër, këtu është puna jonë pastaj si gazetarë të spekulojmë.

Por fakti është që e gjitha, kemi një njeri që i ka yshtur njerëzit në krim, dhe bën krim të dyfishtë duke i ndëshkuar për krimin ku i ka nisur vetë.:”, tha Bushati në Syri TV.

Etiketa: aksioniAndi BushatiEdi Ramatheth

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026
AKTUALITET

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026
AKTUALITET

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026
AKTUALITET

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

19:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026
Para

Qeveria spanjolle hap hetime rreth festës së ditëlindjes të Lamine Yamal

TË GJITHA

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026

Aktori Malkaj thirrje Ramës: Nëse e ndan mendjen që do rrish akoma, mjerë ti!

19:35 : 05/06/2026

Ndërpritet protesta në Tiranë, vajza e mitur humb mes turmës

19:21 : 05/06/2026

Bizneset ‘i vënë kyçin’ derës: Jemi në protestë

19:11 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet giriş